.

.

BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookCovid-19 nuk u parashikua gjatë ceremonisë së Lojrave Olimpike në 2012

Covid-19 nuk u parashikua gjatë ceremonisë së Lojrave Olimpike në 2012

Pretendimi: Ceremonia e hapjes së lojrave Olimpike në Londër parashikoi Covid-19

Verdikti: Mungon konteksti

Gjatë pandemisë së COVID-19, përveç përhapjes së virusit, interneti u mbush edhe me teori konspirative të çuditshme, duke i dhënë jehonë keqinformimit dhe dyshimeve në lidhje me origjinën e virusit dhe ngjarje të mëparshme që dyshohej se e kishin parashikuar.

Përdorues të rrjeteve sociale kanë shpërndarë një video e cila sipas tyre ka parashikuar krizën globale shëndetësore të paktën shtatë vite më parë.

Teoria në fjalë thotë se një segment 15-minutësh i ceremonisë së hapjes së Olimpiadës në Londër përmbante simbolika që lidhen drejtpërdrejt me pandeminë. Imazhe dhe video nga ceremonia po ndahen duke sugjeruar se skenat me infermierë dhe fëmijë në shtretër spitali përfaqësonin një paralajmërim të fshehtë për krizën shëndetësore që pritej të vinte.

Një nga videot që qarkulloi më së shumti tregon infermierë që vendosin fëmijë në shtretër spitali të ndriçuar, ndërsa këndohet një ninullë. Skena përfshin gjithashtu kukulla gjigante të liga që hyjnë në skenë mes fëmijëve, ndërsa disa rikrijime të personazhit të Mary Poppins fluturojnë nga qielli për të shpëtuar situatën. Teoricienët e konspiracionit argumentojnë se kjo performancë e çuditshme dhe ndonjëherë e frikshme përbën një paralajmërim për pandeminë e COVID-19, e cila filloi në fund të vitit 2019 në Kinë.

Në fakt, sipas organizatorëve kjo pjesë e ceremonisë ishte një nderim për kujdesin shëndetësor publik në Mbretërinë e Bashkuar, Shërbimit Kombëtar të Shëndetësisë (NHS) dhe ikonat e letërsisë britanike për fëmijët, si “Peter Pan” dhe “Mary Poppins”.

Pjesa e shfaqjes kishte për qëllim të nderonte Shërbimin Kombëtar të Shëndetësisë, duke përdorur personel mjekësor të vërtetë si performues dhe duke përfshirë gjithashtu pacientë të vërtetë fëmijësh nga spitalet britanike.

LONDËR 2012: Infermierët dhe pacientët nga GOSH dhe UCLH luajnë një rol kryesor në ceremoninë spektakolare të hapjes olimpike të Danny Boyle

Edhe pse skena artistike ishte e pazakontë në të nuk përmendej asgjë për një virus, një pandemi apo një krizë shëndetësore globale.

Në realitet, ceremonia ishte një përzierje e pazakontë e muzikës, vallëzimit dhe simbolikës kulturore, por nuk përmbante asnjë referencë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë për një pandemi. Këto pretendime janë interpretime të gabuara dhe pa asnjë provë të mbështetur nga ngjarjet reale.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img