.

.

BallinaPertejÇfarë do të thotë për Shqipërinë ulja me 9% e ekonomisë

Çfarë do të thotë për Shqipërinë ulja me 9% e ekonomisë

Një raporti i BERZH i publikuar së fundi jep parashikime drastike për rënien e ekonomisë nga pasojat e pandemisë. Rënia me 9 % gjatë këtij viti dhe rritja me 12% që do pasojë në vitin 2021 për Shqipërinë, shihet me rezerva nga ekspertët, të cilët theksojnë se tërmeti që i parapriu situatës nga pandemia e bën më të komplikuar situatën.

—————————————————————————————————————————————-

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim publikoi një raport mbi ekonomitë e kontinentit të goditura nga pandemia e COVID-19.

Sipas raportit, Shqipëria do të ketë uljen ekonomike më të madhe në Ballkan.

Ekonomia shqiptare, sipas BERZH ka të ngjarë të preket fuqimisht nga pandemia e COVID-19 për shkak se mbështetet në të ardhurat nga turizmi dhe eksportet e mallrave në industrinë e modës në Itali. Një ulje e mundshme e dërgesave nga emigrantët gjithashtu do të ndikojë.

Sektorët që mund të goditen më shumë nga shpërthimi i virusit përfshijnë prodhimin (veçanërisht, tekstilet, industrinë e këpucëve dhe mobiljeve, pasi shumica e tyre mbështeten në kontrata me kompani italiane), shërbime transporti, akomodimi dhe ushqimi dhe ndërtimi.

Dëmet e pandemisë kanë filluar të vihen re që tani në ekonomi. Për muajin mars sipas INSTAT, eksportet e Shqipërisë ranë me 36%.

Ndërkohë ranë me 66% hyrjet e shtetasve të huaj që vijnë në Shqipëri për turizëm.

dhëna të tjera të Bankës Botërore thonë se 35% e shqiptarëve “mbijetojnë” nën minimumin jetik.

Vendi i dytë më i goditur pas Shqipërisë do të jetë Mali i Zi, ndërkohë dy vendet që do të goditen më pak janë Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

Ekspertët për raportin

Arben Malaj, ekspert i ekonomisë tha për Faktoje se një rënie prej 9% përkthehet në shifra të njëjta me atë që Shqipëria pësoi në vitin 1997, megjithatë ai është i mendimit se rënia ekonomike nuk do të arrijë në këto nivele.

Nuk besoj të arrijë atë shifër, FMN dhe Banka Botërore kanë parashikuar diku tek 5%”.

Raporti i BERZH parashikon se pas rënies me 9% do të ketë një hov në rritjen e saj gjatë vitit 2021, duke parashikuar shifrën 12%. BERZH nuk jep një shpjegim ku e mbështet këtë parashikim, përveç pritshmërisë se masat kundër virusit do të jenë të përkohshme dhe rikuperimin nga tërmeti do të japë një nxitje të mëtejshme për ekonominë.

Sa real është parashikimi për rritjen 12% të ekonomisë në 2021 pas kësaj krize?

Malaj mendon se rritja ekonomike në periudhën 2020-2021 do të jetë rreth 1,5 përqind ose thënë ndryshe një rritje ekonomike anemike, periudhë e cila sipas tij do të rrisë papunësinë. Ai nuk sheh ndonjë mekanizëm që mund të çonte në një rritje prej 12% ekonominë pas kësaj përballjeje.

Pse Shqipëria do të jetë një nga vendet ekonomikisht më të goditura në Ballkan, por edhe në Europë?

Malaj përmend disa arsye:

E para ka të bëjë që me pikënisjen, pra kishim situatë tërmeti. E dyta kemi nivele të larta të borxhit dhe në këtë situatë nuk ka shumë hapësira për politika fiskale. E treta, ka të bëjë me strukturën e ekonomisë. Ne varemi nga eksportet me jashtë me vendet partnere që po ashtu do të goditen. E katërta, turizmi do të ketë goditje”.

Megjithatë, sipas Malajt, projeksionet kanë paqartësi teksa situata është në dinamizëm dhe mbetet të presim edhe disa muaj për të patur një pamje më të qartë të situatës dhe pasojave të pandemisë në vijim.

Eksperti i ekonomisë, Gerti Dajçi tha për Euronews Albania se ky ishte një rezultat që pritej.

Fakti që kemi një rënie të remitancave, që është një burim shumë i madh në familjet shqiptare, kjo ka bërë të ketë një tkurrje”, tha ai.

Në lidhje me turizmin, Dajçi u shpreh se masa kryesore që qeveria duhet të marrë për këtë sektor është heqja e TVSH-së.

Sa i përket shifrave të papunësisë në Shqipëri që po rriten por që parashikohet të rriten akoma më shumë, eksperti i ekonomisë tha se qeveria duhet të bëjë një paketë të tretë ndihme.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img