.

.

BallinaPertejA po shkelen të drejtat e njeriut nën justifikimin e “Covid-19”?

A po shkelen të drejtat e njeriut nën justifikimin e “Covid-19”?

Pandemia “Covid-19”, mes shumë kufizimeve duket se po prodhon edhe shkelje të të drejtave të njeriut. Disa akte të ndodhura ditët e fundit janë dënuar nga organizmat në mbrojtje të të drejtëve dhe lirive të njëriut. Edhe pse kufizimi i disave prej tyre parashikohet në Kushtetutë, zgjatja e Gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore deri më 23 qershor, duket se po cenon në mënyrë flagrante qytetarët shqiptarë.


Më 24 mars, dy javë pas shpërthimit të pandemisë “Covid-19”, në Shqipëri u shpall Gjendja e Fatkeqësisë Natyrore, që në disa zona ishte shpallurr më herët për shkak të tërmetit të 26 Nëntorit.

Ligji “Për Mbrojtjen Civile” përcakton se “Fatkeqësi natyrore konsiderohen fatkeqësitë që shkaktohen nga dukuri natyrore ekstreme, që lidhen me tërmetet, përmbytjet dhe vërshimet e ujit dhe dukuri të tjera që ndikojnë në jetën e njerëzve, gjënë e gjallë, pronën, trashëgiminë kulturore dhe mjedisin.”

Pas shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore, një sërë Aktesh Normative u miratuan nga qeveria dhe shumë prej tyre u  kontestuan nga autoritetet kombëtare dhe ndërkombëtare.

Pas skadimit të afatit 30 ditor të gjendjes së fatkeqësisë natyrore të miratuar më 24 mars, Komisioni i Ligjeve dhe më pas Parlamenti miratoi kërkesën e Qeverisë për shtyrjen e Gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore deri më 23 qershor.

Mendojmë që shtyrja do të na ndihmojë ne, por edhe Parlamentin, që të kemi mundësi të kontrollojmë, të frenojmë dhe pastaj të fusim në kurbë ulëse përhapjen e infeksionit, argumentoi ministri i Shtetit për koronavirusin, Arben Ahmetaj.

Por gjatë këtyre ditëve u shënuan disa raste të ushtrimit të dhunës, edhe nën pretekstin e masave ndaj Covid-19. Dhunimi fizik dhe psikologjik i një 15-vjeçari nga punonjës të Policisë së Shtetit më 15 maj u konsiderua nga Avokati i Popullit “akt i patolerueshëm” dhe u kërkua marrja e masave urgjente ndaj punonjësvë të Policisë së Shtetit.

Dhunimi i 15-vjeçarit nga punonjës të Policisë së Shtetit

Ndërsa, qeveria ka ndërmarrë një sërë masash, për të garantuar shëndetin e qytetarëve nga COVID-19, autoritetet shtetërore duhet të vlerësojnë dhe të kujdesen, që këto masa të  mos cedojnë e çojnë në shkeljen e të drejtave të njeriut në përgjithësi, si dhe të fëmijëve në veçanti,thuhej në reagimin e Avokatit të Popullit.

Lidhur me dhunimin e të miturit nga punonjësit e policisë së shtetit, reagoi edhe UNICEF.

Çdo formë e dhunës është e papranueshme, sidomos dhuna e kryer nga ata që kanë mandat të mbrojnë ligjin dhe rendin, dhe kjo është vërtet e patolerueshme!”-thuhej në reagimin e UNICEF.

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, dënoi gjithashtu dhunimin e të miturit.

Përdorimi i dhunës fizike ndaj të miturit gjatë ndalimit e shoqërimit ditën e djeshme në Komisariat e Tiranës apo raste të mëparshme të përdorimit jo proporcional të forcës fizike ndaj grave sinjalizon një problematikë shqetësuese që duhet adresuar sa më shpejt, thuhej në reagimin e KMD.

Akte që dhunojnë të drejtat dhe liritë e njeriut u evientuan edhe gjatë protestës në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, të dielën më 17 maj.

Dhuna ndaj protestuesve te Teatri Kombëtar

Avokati i Popullit ndërkohë gjen rastin të bëjë thirrje në mënyrë të përsëritur për respektim të parimit të proporcionalitetit në ndërhyrjet e policisë dhe organeve të tjera ligjzbatuese, të cilat në asnjë rast e në asnjë mënyrë nuk duhet ta përdorin pretekstin e kufizimeve të Covid-19 (të cilat për më tepër nuk respektohen nga vetë ato), si arsye për shtypjen e të drejtës civile për tubim paqësor! – thuhej në reagimin e AP.

Komiteti Shqiptar i Helsnkit, gjithashtu bëri thirrje për respektim të të drejtave të njeriut dhe mostejkalim kompetencash.

KShH vlerëson se, nuk ishte momenti i përshtatshëm për ekzekutimin e këtij vendimi, duke marrë parasysh faktin se për shkak pandemisë globale Covid 19, në vendin tonë është vendosur gjendja e fatkeqsisë natyrore. Kjo gjendje dikton nevojën që autoritetet të përqëndrohen në zbatimin e akteve normative dhe parandalimin e virusit Covid 19! – thuhej në reagimin e Komitetit Shqiptar të Helsinkit.

Dhuna e përdorur nga Policia e Shtetit gjatë protestës në mbrojtje të Teatrit Kombëtar nuk kurseu as gazetarët.

Gazetarët Alfred Lela, Elio Laze si dhe operatorët e Ora News e Report TV ranë gjithashtu “pre” e dhunës.

Dhunë ndaj gazetarëve gjatë protestës te Teatri Kombëtar

Shkelja e të drejtave të njeriut gjatë pandemisë “Covid-19” u paraljamëru nga ekspertët e të drejtave të Njeriut të Organizatës së Kombeve të Bashkura.

Ndërkohë që ne njohim ashpërsimin e krizës aktuale të shëndetit si dhe jemi në dijeni se përdorimi i pushtetit të emergjencës lejohet nga ligji ndërkombëtar në përgjigje të kërcënimeve të rëndësishme, ne u kujtojmë shteteve urgjentisht që çdo përgjigje emergjente ndaj coronvirusit duhet të jetë proporcionale, e duhur dhe jo-diskriminuese, thuhej në reagimin e OKB-së në fillim të muajit mars.

Lexo dhe: https://bit.ly/2yinKKW

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img