.

.

BallinaPremtimeTë pambajturaVeliaj: Brenda verës detajohet projekti, negociohet kredia dhe në shtator nis ndërtimi i Teatrit Kombëtar

Veliaj: Brenda verës detajohet projekti, negociohet kredia dhe në shtator nis ndërtimi i Teatrit Kombëtar

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, më 24 maj njoftoi se brenda verës do përfundonte projekti për ndërtimin e Teatrit Kombëtar, do negociohej kredia dhe në shtator do niste puna për ndërtimin e tij. Mirëpo, një javë nga fundi i shtatorit, ende nuk ka një projekt për ndërtimin e teatrit e ri ndërsa puna nuk ka nisur.


Do fillojmë shumë shpejt nga puna. Në fund të verës, pra gjithë aktitektët tanë do shfrytëzojnë kohën e pushimeve që ne të detajojmë projektin dhe pastaj kur të rifillojë jeta në shtator të kemi filluar edhe atë kantier të ri– u shpreh Veliaj më 24 Maj.

Më 17 maj Teatri Kombëtar u shemb, dhe një ditë më pas, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj prezantoi një video-animacion me përmbajtjen e projektit të cilin e konsideroi si “shfaqja e plotë dhe e detajuar e Teatrit Kombëtar“, para Këshillit Bashkiak.

Teatri Kombëtar i shkatërruar, 18 maj 2020

Mirëpo, më 3 korrik 2020, Bashkia Tiranë, shpalli tenderin për projektin për Teatrin e ri me vlerë 63 milionë lekë me afat për pranimin e ofertave deri më 14 korrik.

Pas më shumë se dy muajsh, më 14 shtator, Tenderi i Bashkisë së Tiranës për studim-projektim të Teatrit Kombëtar u ankimua në Komisionin e Prokurimit Publik.

Një javë nga ankimimi, Komsioni i Prokurimit Publik rrëzoi ankimimin e  “Gjeokonsult & Co” sh.p.k. & “Archispace” sh.p.k depozituar pranë tij për procedurën e “Studim-Projektim Ndërtim” i Teatrit Kombëtar me autoritet kontraktor Bashkinë e Tiranës.

Vendimi i Komsionit të Prokurimit Publik

Komisioni e argumenton rrëzimin e ankimimit të kompanive me tejkalimin e afatit kohor për dorëzimin e tij.

Ndonëse Veliaj kishte deklaruar se projekti për ndërtimin e Teatrit të ri do kishte përfunduar me të gjitha detajet brenda verës, deri më tani ende nuk ka një kompani fituese. Afati për pranimin e ofertave për tenderin e shpallur më 3 korrik 2020 ishte 11 ditë. Edhe pse kanë kaluar më shumë se dy muaj nga afati për pranimin e ofertave për tenderin, Bashkia Tiranë nuk ka njoftuar mbi fitues të mundshëm.

Veliaj më 18 maj deklaroi gjithashtu se brenda tre muajve, ekipi financiar do negocionte për kredinë, por deri më tani Bashkia Tiranë ende nuk ka një njoftim lidhur me kredinë e kërkuar për ndërtimin e teatrit të ri.

Nuk i kemi lekët, por Teatrin do ta bëjmë me paratë e bankës. Ne marrim kredi nga BERZH-i dhe banka të tjera. Është praktikë normale. Po e bëjmë vetë, qeveria i jep bashkisë garanci sovrane dhe ne e marrim nga bankat dhe e bëjmë vetë. Besoj që në këto tre muaj do të punojmë me dy ekipe, ekipi financiar, që negocion kredinë dhe ai teknik për detajimin e projektit – deklaroi Veliaj.

Një javë nga fundi i muajit shtator, Bashkia Tiranë nuk ka bërë publike ende kompaninë, projektin apo detaje mbi kredinë për ndërtimin e teatrit të ri. Po ashtu, procesi fizik i ndërtimit të teatrit, ende nuk ka nisur.

Bashkia Tiranë u përzgjodh si institucioni që do të zhvillonte dhe ndiqte të gjitha procedurat e ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar. Me një vendim të veçantë, qeveria i kaloi atributet Bashkisë duke i dhënë edhe truallin që më herët ishte tek asetet e Ministrisë së Kulturë

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img