BallinaBurokraciA përfundoi procesi i rindërtimit dhe dëmshpërblimeve për tërmetin e 21 shtatorit në Tiranë?

A përfundoi procesi i rindërtimit dhe dëmshpërblimeve për tërmetin e 21 shtatorit në Tiranë?

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, në dalje të ndryshme mediatike është shprehur se të gjitha familjet e dëmtura nga tërmeti i 21 shtatorit 2019 në Tiranë, janë dëmshpërblyer dhe banesat e shkatërruara janë rindërtuar. “Faktoje”, me dy kërkesa për informacion ka kërkuar të dhëna nga Bashkia Tiranë lidhur me rezultatet e procesit të rindërtimit dhe dëmshpërblimeve për tërmetin e 21 shtatorit, por në asnjë rast nuk ka marrë përgjigje.


Jam i lumtur që e mbyllim këtë vit, pas tërmetit të 21 shtatorit, me 65 shtëpi të përfunduara nga donatorët, me çelësa në dorë, lëmë çadrat dhe kontenierët dhe futemi në një shtëpi jashtëzakonisht më të mirë. Kemi bërë gjithashtu, edhe 1865 pagesa “cash” për familjet që pësuan dëme më të lehta në 21 shtator dhe më vjen mirë që e mbajtëm fjalën brenda vitit – u shpreh Veliaj të hënën më 21 shtator 2020 teksa i dorëzoi banesën e rindërtuar familjes Stafa në Picallë.

“Faktoje”, më 5 korrik përmes një kërkese për informacion në Bashkinë Tiranë pyeti në lidhje me procesin e rindërtimit të banesave të dëmtura nga tërmeti i i 21 shtatorit dhe 26 nëntorit si dhe dhënien e dëmshpërblimeve.

Kërkesë për informacion drejtuar Bashkisë Tiranë, 05.07.2020

Pas kalimit të afateve që parashikon ligji “Për të drejtën e informimit”, “Faktoje” e ankimoi mosdhënien e informacionit nga Bashkia Tiranë në Zyrën e Koordinatorit për të Drejtën e Informimit.

Ankimimi te Komisioneri për të Drejtën e Informimit

Edhe pas ankimit te Komisioneri për të Drejtën e Informimit, Bashkia Tiranë nuk dha një përgjigje.

Nisur nga deklaratat e vazhdueshme të kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj se kishte përfunduar procesi i rindërtimit dhe dhënies së dmshprblimeve për familjet e dëmtuara nga tërmeti i 21 shtatorit, “Faktoje”, pyeti sërish institucionin më 2 shtator.

Kërkesë për informacion drejtuar Bashkisë Tiranë, 02.09.2020

Edhe në këtë rast, pas tejkalimit të afateve ligjore Bashkia Tiranë nuk dha një përgjigje.

Ndonëse kryetari i Bashkisë Tiranë vijon të shprehet se institucioni që ai drejton ka dëmshpërblyer dhe rindërtura banesat e familjeve të dëmtura, në momentin që pyetet për të dhënat zyrtare mbi këtë proces, institucioni nuk jep një përgjigje.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img