BallinaAktualitetPas 81 vitesh, rrafshohet Teatri Kombëtar

Pas 81 vitesh, rrafshohet Teatri Kombëtar

Ndërsa gdhihej mëngjesi i 17 majit, fadromat nisën prishjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë. Pas një beteje të gjatë mes qeverisë dhe artistëve e qytetarëve, kjo godinë pjesë e historisë dhe trashegimisë kulturore u rrafshua. E diela e fundit e “izolimit” nga pandemia e ka gjetur Tiranën me grumbuj qytetarësh dhe artistësh.


Teatri Kombëtar nisi të ndërtohej më 6 janar të vitit 1939 dhe u shkatërrua më 17 maj të vitit 2020.

Kjo godinë pjesë e kompleksit Skënderbej, u ndërtua në një truall prej 13 mijë metrash katrorë, ku u vendosën 7 godina.

Respektimi mes hapësirave të gjelbërta dhe godinave u realizua në mënyrë mjeshtërore nga arkitektët italianë që përmes projekteve, planeve urbanistike, i dhanë Tiranës një stil dhe identitet krejt të veçantë. I dhanë kryeqytetit të shqiptarëve një identitet, një histori, një trashëgimi.

Në vitin 2000 qeveria shqiptare miratoi VKM me nr. 180 për mbrojtjen e qendrës së Tiranës dhe kthimin e saj në identitet. Në këtë periudhë Ministër i Kulturës ishte zoti Edi Rama, i cili këmbënguli në ruajtjen e identitetit të këtyre godinave, duke ndalur shkatërrimin e tyre.

Më 10 shkurt të vitit 2000 ish-Ministri i Kulturës Edi Rama, miratoi ligjin e teatrit dhe miratoi ndërtimin e forumit të trashëgimisë kulturore. Sot pyetja është që në këto 20 vite, cili ka qenë roli i këtij forumi në hartimin e ligjeve për ruajtjen e tyre.

Me vendim nr. 122 më datë 05.03.2007 qeveria Berisha vendosi lënien jashtë listës së objekteve të trashëgimisë kulturore të Teatrit Kombëtar.

Forumi për mbrojten e trashëgimisë kulturore në vitin 2007, kundërshtoi vendimin e kryeministrit Berisha për prishjen e Piramidës por edhe të teatrit, të cilat u lanë jashtë listës së ruajtjes nga qeveria Berisha.

Më 12 prill të vitit 2017, qeveria Rama miratoi VKM nr. 325 që përcaktoi kufinj të rinj për ndërtim në qendrën e Tiranës, dhe nuk shfuqizonte vendimin e vitit 2007, duke bërë që viti pas viti Tirana të tjetërsohej.

Më 17 Maj 2020, qeveria Rama ekzekutoi vendimin për prishjen e Teatrit Kombëtar.

Foto: Faktoje

Foto: Faktoje

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img