.

.

BallinaPodcastE kam një hallUshqime më të shtrenjta se në Evropë

Ushqime më të shtrenjta se në Evropë

Në këtë episod të dytë të serisë së 10 podcasteve me titullin “E kam një hall” flasim për çmimet e shtrenjta të ushqimeve bazë në Shqipëri. I ftuar: Në bisedë me gazetaren Esmeralda Topi i ftuar profesor Ilir Ciko, ekonomist shqiptar i arsimuar në Universitetin e Harvardit.

Shqipëria është një nga vendet me të ardhurat më të ulëta në Evropë, por megjithatë çmimet për qindra produkte të konsumit të përditshëm janë ndjeshëm më lartë se në vendet e pasura të Bashkimit Evropian. Për shembull, 1 litër qumësht i paketuar në Itali 1,29 Euro– i njëjti produkt në Shqipëri kushton 349 lekë. Ky abuzim ndodh në qindra produkte dhe për disa arsye të cilat i analizojmë në këtë podcast së bashku me profesor Ilir Cikon. Na ndiqni në seritë e tjera në kanalin tonë në YOUTUBE dhe në rrjetet tona sociale.

Esmeralda Topi
Esmeralda Topi
Redaktore Esmeralda Topi është gazetare pranë qendrës Faktoje prej vitit 2022. Ajo ka punuar si gazetare ekonomie që nga viti 2010, në televizion, shtypin e shkruar dhe atë online. Esmeralda ka përfunduar studimet në Universitetin e Tiranës për “Gazetari”. Në të njëjtin fakultet ajo ka kryer edhe studimet në nivelin “Master Shkencor” për “Marrëdhënie me Publikun”.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img