Reforma territoriale/ Si mund të riorganizohet pushteti vendor?

8

Agron Haxhimali, drejtues i Institutit për Bashkitë e Shqipërisë, në podcast me kryeredaktoren e Faktoje.al, Nevila Gjata, flet për debatin e ri mbi reformën administrativo-territoriale.
Debati politik është përqendruar te propozimet e ndryshme për numrin e bashkive, me PS që ka hedhur në diskutim një model me 46 bashki, ndërsa PD një variant me 100 bashki.
Haxhimali prezanton propozimin për 12 Bashki Metropolitane, duke argumentuar se reforma nuk duhet të reduktohet në diskutimin se sa bashki duhet të ketë Shqipëria, por të shqyrtojë edhe mënyrën e organizimit, funksionet, financat dhe përfaqësimin e qytetarëve.
Në bisedë diskutohet edhe reforma territoriale e vitit 2014, performanca e bashkive, nevoja për një analizë të problemeve të krijuara pas reformës dhe raporti mes reformës territoriale dhe asaj zgjedhore, në prag të zgjedhjeve vendore të vitit 2027.