Lajmi në rrjete sociale që lajmëron për shembjen e asfaltit në Tiranë dhe rënien e një autobusi me pasagjerë janë riciklime të dy viteve më parë. Ngjarja, që nuk pati pasoja të rënda, është risjellë për të tërhequr vëmendjen dhe klikime.
Një artikull që flet për “panik në Tiranë” si rezultat i shembjes së asfaltit në një rrugë është shpërndarë nga faqe në Facebook më 11 prill.
Në incidentin e 13 gushtit 2021, një autobus i linjës Yzberisht-Qendër ra në gropë të formuar nga rrëshkitja e asfaltit të rrugës. Fatmirësisht, nuk pati viktima apo lëndime nga paagjerët edhe pse ngjarja shkaktoi panik.
Riciklimi apo keqpërdorja e lajmeve të tilla me aksidente publikohen shpesh nga portale jo serioze me qëllim që të tërheqin vëmendjen e lexuesve dhe të sjellin klikime pa u shqetësuar për ankthin e panevojshëm që krijojnë tek lexuesit, të cilët shqetësohen për fatin e familjarëve të tyre.
Faktoje ka verifikuar edhe më parë riciklime të lajmeve që kanë të bëjnë me aksidente.
Lajmi publikohet në kuadër të bashkëpunimit mes Faktoje dhe Facebook për të luftuar dizinformimin.
Fotografia kryesore e marrë nga webi.