BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookRiciklohet pas 1 viti e 3 muajsh aksidenti i rëndë në Greqi

Riciklohet pas 1 viti e 3 muajsh aksidenti i rëndë në Greqi

Një lajm i botuar në 16 janar të këtij viti raporton aksidentin tragjik të ndodhur në Greqi, ku një familje shqiptare me pesë anëtarë ka ndërruar jetë. Verifikimi i “Faktoje” zbuloi se ky lajm është ricikluar nga viti 2021 dhe kjo nuk është hera e parë që ngjarja tragjike e ndodhur në Lamia të riciklohet nga portalet për të marrë klikime.

“Tragjedi për familjen shqiptare në Greqi, babai, nëna, vajza dhe dy djemtë ndërrojnë jetë në aksident,” është titulli i artikullit të publikuar më 16 janar nga portali newstime24online.  

Artikulli, në brendësi, përshkruan se si ka ndodhur aksidenti tragjik i familjes shqiptare në rrugët e Greqisë, duke e shoqëruar lajmin me një fotografi të një mjeti të aksidentuar rëndë në rrugë.

Më tej, portali ndan me lexuesit informacione të cunguara mbi identitetin e familjes së aksidentuar, ndërkohë që i gjithë shkrimi është i mbushur me gabime drejtshkrimore, përfshi edhe titullin.

Nga një verifikim i “Faktoje” rezulton se lajmi është ricikluar nga viti 2021. Aksidenti që i mori jetën familjes shqiptare ka ndodhur në nëntor të vitit 2021.

Ndërkohë nga kërkimet tona rezulton që edhe fotografia e përdorur për të ilustruar lajmin është e një aksidenti tjetër të ndodhur në Greqi, por në verën e vitit 2020.

Riciklimi apo keqpërdorja e lajmeve të tilla me tragjedi njerëzore publikohen shpesh nga portale jo serioze me qëllim që të tërheqin vëmendjen e lexuesve dhe të sjellin klikime pa u shqetësuar për ankthin dhe dhimbjen që mund t’u shkaktojnë familjarëve të viktimave.

*Lajmi publikohet në kuadër të bashkëpunimit mes Faktoje dhe Facebook për të luftuar dizinformimin
Esmeralda Topi
Esmeralda Topi
Redaktore Esmeralda Topi është gazetare pranë qendrës Faktoje prej vitit 2022. Ajo ka punuar si gazetare ekonomie që nga viti 2010, në televizion, shtypin e shkruar dhe atë online. Esmeralda ka përfunduar studimet në Universitetin e Tiranës për “Gazetari”. Në të njëjtin fakultet ajo ka kryer edhe studimet në nivelin “Master Shkencor” për “Marrëdhënie me Publikun”.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img