BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookNevoja për klikime “aksidenton” në mënyrë të përsëritur emigrantët

Nevoja për klikime “aksidenton” në mënyrë të përsëritur emigrantët

Një artikull i parë mbi 30 mijë herë në Facebook jep lajmin e kobshëm për një “aksident tragjik” që i ka ndodhur një familjeje shqiptare në Gjermani. Verifikimi i “Faktoje” zbuloi se ky lajm është i rremë.

——————————-

Portali Viralnews jep lajmin e kobshëm me titullin “O Zot sa e dhimshme/ Ä.ksidènt T.rägjik Në Gjermani Familja Shqiptare Ndërron J.etë Jane Nga…”

Notat tragjike të titullit për një familje shqiptare në Gjermani, kanë bërë që artikulli të klikohet mbi 30 mijë herë në Facebook. Në tekstin e shkurtër që përbën artikullin vihet re se vendndodhja e aksidentit të pretenduar është “në afërsi të Vienës”, kryeqytetit austriak. Pra, titulli që e vendos aksidentin në Gjermani përgënjeshtrohet nga vetë teksti.

Për të verifikuar më tej këtë lajm, “Faktoje” përdori motorin e kërkimit TinEye për të këkruar foton e përdorur në artikull.

Nga ky kërkim rezultoi se kjo foto ishte shkrepur në vitin 2018. Në të shfaqet një aksident që ka ndodhur, as në Gjermani, as në afërsi të Vienës, por në Zvicër. Për më tepër, në këtë aksident nuk ishte përfshirë një familje nga Maqedonia, siç pretendon portali, por dy gra nga Kosova. Ç’është më e rëndësishme, megjithëse ndoshta jo aq fitimprurëse, është se aksidenti fatmirësisht nuk pati viktima, por vetëm të lënduar.

Kjo nuk është hera e parë që “Faktoje” ka përgënjeshtruar portale që raportojnë për aksidente tragjike të emigrantëve me qëllim mbledhjen e klikimeve.

Trillimi i lajmeve të tilla me tragjedi njerëzore jo vetëm ringjall dhimbjen tek familjarët dhe të afërmit e tyre, por krijon ankth të panevojshëm edhe për shumë lexues të tjerë, të cilët shqetësohen për familjarët e tyre emigrantë.

Pustina Patris
Pustina Patris
Gazetare Përpara se t’i bashkohej Faktoje, ka punuar si gazetare për faqen angleze të “Exit News”, si producente e emisionit “Me Pak Fjalë” në Euronews Albania dhe, si data journalist në të njëjtin televizion. Ajo është diplomuar për Histori në Brown University në SHBA.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img