BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookTragjedia e familjes në Indi riciklohet nga portalet shqiptare

Tragjedia e familjes në Indi riciklohet nga portalet shqiptare

Një lajm i botuar në 13 janar të këtij viti raporton mbi vetëvrasjen kolektive të një familjeje si pasojë e borxheve të mëdha që kishte mbledhur. Verifikimi i “Faktoje” zbuloi se ky lajm është ricikluar nga gati 6 muaj më parë dhe ka ndodhur në Indinë e largët.

————————————–

“Të mbytur me borxhe”, familja me 9 anëtar i jep fund jetës,” është titulli alarmist i artikullit të portalit Medialajme.

Artikulli, në brendi, flet për vetëvrasjen kolektive të një familjeje në Indi, gjë që nuk përmendet në titull, me gjasa për të joshur kuriozitetin e një publiku shqipfolës që do të ishte më i interesuar për të lexuar një lajm të tillë nëse do të mendonte që një ngjarje kaq ekstreme do të kishte ndodhur në Shqipëri, se sa nëse fakti që ngjarja ka ndodhur në Indi.

Sipas një raporti të qeverisë indiane në 2022, 25 mijë vetëvrasje në Indi, një vend që numëron 1.4 miliardë banorë, kishin lidhje me pamundësinë për të paguar borxhet dhe papunësinë nga viti 2018 deri në 2020.

Për më tepër, ngjarja në fjalë është raportuar nga mediat indiane në 20 qershor 2022.

Pra, ndryshe nga çfarë pretendon portali, ngjarja tragjike ka ndodhur rreth 6 muaj më parë.

Riciklimi apo keqpërdorja e lajmeve të tilla me tragjedi njerëzore publikohen shpesh nga portale jo serioze me qëllim që të tërheqin vëmendjen e lexuesve dhe të sjellin përfitime financiare për autorët e tyre.

Riciklimi i një ngjarjeje tragjike nga gjashtë muaj më parë në një shtet të huaj, duke fshehur këto informacione kyçe për ta bërë të duket sikur ngjarja ka ndodhur së fundmi në Shqipëri për fat të keq është një praktikë e përhapur në portalet shqiptare që varen për ekzistencën dhe mbijetesën e tyre nga mbledhja e klikimeve. 

*Lajmi publikohet në kuadër të bashkëpunimit mes Faktoje dhe Facebook për të luftuar dizinformimin
Pustina Patris
Pustina Patris
Gazetare Përpara se t’i bashkohej Faktoje, ka punuar si gazetare për faqen angleze të “Exit News”, si producente e emisionit “Me Pak Fjalë” në Euronews Albania dhe, si data journalist në të njëjtin televizion. Ajo është diplomuar për Histori në Brown University në SHBA.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img