BallinaProjekteNxitja e llogaridhënies së zyrtarëve të lartë“40 premtime, 10 bashki”, Faktoje prezanton rezultatet e raportit të monitorimit në Lezhë

“40 premtime, 10 bashki”, Faktoje prezanton rezultatet e raportit të monitorimit në Lezhë

Në Bashkinë Lezhë u prezantuan rezultatet e raportit të monitorimit mbi transparencën dhe llogaridhënien, në kuadër të projektit “40 premtime, 10 bashki”, që Faktoje zhvillon për të tretin vit radhazi në bashkëpunim me organizatën amerikane National Endowment for Democracy (NED). Sipas raportit, këtë vit bashkia e Lezhës renditet e dyta me 100% të transparencës dhe ka plotësuar 16 indikatorëve që rrjedhin nga detyrimet lighore për funksionimin e pushtetit vendor dhe ai për të drejtën e informimit.

Esmeralda Topi

Qendra e verifikimit të fakteve, Faktoje prezantoi këtë të hënë, 20 shkurt 2023, përpara përfaqësuesve të Bashkisë Lezhë, Këshillit Bashkiak, gazetarëve lokalë dhe shoqërisë civile, gjetjet e raportit mbi “Transparencën dhe mbajtjen e premtimeve”, pas monitorimit të kryer në harkun kohor të një viti mbi punën e kësaj bashkie.

Lezhë, 20 shkurt 2023

Ky monitorim vjen në zbatim të Projektit “40 premtime, 10 bashki”, e mbështetur për të tretin vit rradhazi nga organizata amerikane National Endoëment for Democracy (NED).

Pjesë e monitorimit për vitin 2022 ishin 10 bashki; Shkodra, Lezha, Dibra, Durrësi, Vora, Rrogozhina, Lushnja, Shijaku, Kruja dhe Kurbini; 6 prej të cilave u përzgjodhën si bashki të prekura nga tërmeti i vitit 2019 dhe pjesa tjetër për arsye të mbajtjes së zgjedhjeve të pjesshme vendore në mars 2022.

Monitorimi është bazuar në dy elementë krysorë: nivelin e transparencës së pushtetit vendor, si dhe përmbushjen e premtimeve elektorale të dhëna gjatë fushatës.

Nisur nga ky monitorim, niveli i transparencës për Bashkinë Lezhë arrin në 100%, duke e bërë që kjo bashki të ndajë vendin e parë me Shkdorën, nga 10 bashki të monitoruara në total. Kjo përqindje është llogaritur përmes 16 indikatorëve të matjes së transparencës që rrjedh nga kuadri ligjor vendas.

Përfaqësuesit e bashkisë Lezhë, i vlerësuan gjetjet e raportit për këtë vit, duke shtuar se monitorimi i Faktoje ka nxitur këtë insitutcion në përmirësimin e indikatorëve të transparencës për Bashkinë e Lezhës.

Sa i takon mbajtjes së premtimeve, Bashkia e Lezhës ka përmbushur plotësisht dy nga katër premtimet elektorale, ndërsa dy të tjerat rezultojnë pjesërisht të mbajtura.

  • Rindërtimi i pallatit në rrugën “Luigj Gurakuqi”;                                 (Pjesërisht i mbajtur)
  • Rikonstruksioni i konviktit të shkollës profesionale “Kolin Gjoka;   (I mbajtur plotësisht)
  • Ndërtimi i 80 apartamenteve të reja në kuadër të rindërtimit;          (I mbajtur plotësisht)
  • Vendosja e 39 kamerave të sigurisë në Shëngjin dhe në Lezhë.         (Pjesërisht i mbajtur)

Gjithashtu, në raport gjendet edhe monitorimi i procesit të ngritjes dhe funksionimit të Këshillit Vendor Rinor, një detyrim ligjor i bashkive që do të shërbente në fuqizimin e pjesëmarrjes së të rinjve në proceset politikbërëse.

Nga gjetjet e ekspertit në momentin e monitorimit, bazuar nga informacionet zyrtare të publikuara nga bashkia Lezhë, rezulton se institucioni e ka ngritur Këshillin Vendor Rinor me Vendim të Këshillit Bashkiak.

Synimi i projekti “40 premtime, 10 bashki” për vitin 2022, mbështetur nga National Endowment for Democracy (NED) ishte monitorimi i bashkive sa i përket mbajtjes së premtimeve dhe transparencës, me qëllim që t’i ndihmojë bashkitë e monitoruara të rrisin transparencën, të nxisin llogaridhënien si dhe të përmiresojnë shërbimet për qytetarët.

Esmeralda Topi
Esmeralda Topi
Redaktore Esmeralda Topi është gazetare pranë qendrës Faktoje prej vitit 2022. Ajo ka punuar si gazetare ekonomie që nga viti 2010, në televizion, shtypin e shkruar dhe atë online. Esmeralda ka përfunduar studimet në Universitetin e Tiranës për “Gazetari”. Në të njëjtin fakultet ajo ka kryer edhe studimet në nivelin “Master Shkencor” për “Marrëdhënie me Publikun”.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img