BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookMjekë të rremë për shërimin çudibërës nga diabeti

Mjekë të rremë për shërimin çudibërës nga diabeti

Mjekë të rremë vijojnë të përdoren nga portalet për të bërë të besueshme këshilla mjekësore që rekomandojnë blerjen e produkteve të panjohur. “Faktoje” verifikoi një tjetër artikull me këshilla mjekësore ku gjithçka ishte e sajuar me qëllim shitjen e produktit.

—————————————————

Një tjetër version i artikujve me shqipe të çalë që përdorin foto dhe emra të personave të sajuar për të shitur produkte të padëgjuara për trajtimin e problemeve të vërteta shëndetësore është hasur nga “Faktoje”. 

Ky version, fillimisht, premton se “diabeti do të largohet nëse ndaloni së ngrëni” dhe se “diabeti do të zhduket” nëse “ndiqni tre rregulla bazë”.

Në momentin që një lexues kureshtar klikon në këtë lidhje, dërgohet në një faqe me një titull më pak të mirëmenduar, “Metodat e Shqipëria për trajtimin e diabetit mellitus janë vetëm befasuese. Një endokrinologe e njohur gjermane ka dhënë një intervistë të sinqertë për një televizion shqipëria.”

Kjo faqe vetë-prezantohet, si simotrat e saj, të cilat “Faktoje” ka verifkuar dhe më parë, si një intervistë me një mjek, specifikisht në këtë rast, Dr. Rudolf Martin, “drejtues i Qendrës së Berlinit për Endokrinologji në Klinikën e Berlinit me famë botërore.”

Por, një kërkim me motorin e kërkimit të fotove, TinEye, zbuloi se personi në foto, nuk është endokrinologu Rudolf Martin, nëse ky i fundit ekziston. Ai është kardiologu polak Janusz Skalski.

Vlen të përmendet se, paçka bartësve të lajmeve të mira që kanë diçka për të shitur, konsensusi mjekësor është se, deri tani, nuk ka një kurë për shërimin e diabetit tip 2, por vetëm mënyra për ta menaxhuar atë.

Pustina Patris
Pustina Patris
Gazetare Përpara se t’i bashkohej Faktoje, ka punuar si gazetare për faqen angleze të “Exit News”, si producente e emisionit “Me Pak Fjalë” në Euronews Albania dhe, si data journalist në të njëjtin televizion. Ajo është diplomuar për Histori në Brown University në SHBA.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img