Lajmi se një ditë para zgjedhjeve vendore të 14 majit 2023 është ndaluar një furgon që dyshohej se mbante ushqime që do të shkëmbeheshin me vota në Memaliaj është i rremë. Ky lajm është përgënjeshtruar nga vetë Policia e Shtetit.
——————————–
Në prag të zgjedhjeve vendore, më 13 maj 2023, një numër portalesh kanë shpërndarë lajmin se, atë mbrëmje, një furgon që dyshohej se mbante ushqime ishte kapur në Memaliaj fillimisht nga mbështetës të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
Në të vërtetë, sipas Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, ky lajm është i rremë.
Me anë të një njoftimi, kjo drejtori ka deklaruar se një furgon në Memaliaj iu nënshtrua verifikimit “për probleme policore, të cilat nuk kanë asnjë lidhje me fushatën zgjedhore.”
“Automjeti tip furgon në asnjë moment nuk është ndaluar nga individë të tjerë, por vetëm nga shërbimet policore,” sqaron njoftimi i policisë.
Njoftimi i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër
“Faktoje” ka verifikuar një numër lajmesh të pavërteta që u shpërndanë gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 2023.