BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookPromocion i rremë online nën emrin e kompanisë Neptun

Promocion i rremë online nën emrin e kompanisë Neptun

Kompania “Neptun Albania” nuk po zhvillon asnjë promocion që shpërblen klientët me televizorë dhe laptopë, si pretendohet në disa faqe të rreme në rrjetet sociale. Faktoje verifikoi se kemi të bëjmë me një skemë mashtrimi që ka si qëllim përftimin, por edhe marrjen e të dhënave personale të qytetarëve.

Një postim i shpërndarë në 11 maj në rrjetet sociale pretendon se kompania “Neptun Albania” po ofron disa dhurata për ndjekësit, duke i ftuar që të klikojnë në disa linqe bashkëngjitur publikmit.

Duke festuar 61-vjetorin e Neptun, kemi kënaqësinë t’u dhurojmë 910 televizorë dhe laptopë. Të gjithëve që uruan ‘Gëzuar Ditëlindjen’ dhe e shpërndanë këtë ngjarje në Facebook. Fituesit do të zgjidhen në mënyrë rastësore”, shkruhet në Facebook nga faqja që mban emrin Neptun Albania Fans.

Screenshot, postimi në Facebook nga faqja ‘Neptun Albania Fans’

Gjithashtu ofrohe edhe një link, që i fton ndjekësit e rrjeteve sociale që të regjistrohen. Ne tentuam ta hapim këtë link, i cili fillimsht të dërgon në një faqe që mban emrin Neptun dhe pretendohet se është faqja zyrtare, por në fakt nuk ështëwebsite zyrtar i kompanisë.

Në këtë faqe të rreme, jepet një tjetër link që të fton të regjistrohesh, por në fund hapet një faqe lojërash, që të fton të shkarkosh një aplikacion. Në momentin që hapet faqja e fundit që është ajo e lojërave ‘Opera GX’, aplikacioni shkarkohet në mënyrë automatike, ndonëse nuk keni klikuar komandën ‘shkarko’. Pra, e gjithë kjo është një skemë mashtrimi, që ka si qëllim shkarkimin e aplikacionit, duke rrezikuar edhe të dhënat tuaja.  

Në lidhje me këtë, ka pasur edhe një reagim nga faqja zyrtare e ‘Neptun Albania’ më 13 maj, ku u bëhet thirrje klientëve që të mos bien e mashtrimeve në rrjetet sociale. Sipas kompanisë, aktualisht “Neptun Albania” nuk po zhvillon asnjë promocion.

Të nderuar klientë, Ju lutem të mos bini pre e mashtrimeve online që qarkullojne në rrjet për dhurata apo promocion. NEPTUN ALBANIA nuk po zhvillon asnjë promocion të tillë online. Nëse do të ofronim dhurata apo promocione, informacionet do të ishin postuar në faqet tona zyrtare. Ky promocion është një MASHTRIM, nga hackera të cilët duan të ndërveprojnë në sistemet tuaja. Ju lutem mos hapni asnjë link për të mos rrezikuar të dhënat tuaja personale!”, njofton zyrtarisht “Neptun Albania”.

Skema të tilla mashtrimi bëhen me qëllim përfitimin ose në shumë raste edhe për të vjedhur të dhënat personale të qytetarëve.

Ilda Hoxha
Ilda Hoxha
Gazetare Ka përfunduar studimet në nivelin “Bachelor” për “Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” në “Universitetin e Tiranës” dhe studimet në nivelin “Master Shkencor” në drejtimin “Marketing Mediatik”. Ka punuar si gazetare në “Top Albania Radio” në periudhën janar 2013-dhjetor 2014. Ka punuar si gazetare në “Gazetën Shqip” në print për çështjet sociale në periudhën dhjetor 2014- korrik 2016. Në periudhën shkurt 2015-gusht 2017 ka punuar për “Votra Magazine”, ku ka mbuluar pjesën e marketingut të saj, por edhe shkrimin e artikujve me karakter kulturor dhe promovues për Shqipërinë. Ka punuar si redaktore në “Gazetën Shqip Online” në periudhën korrik 2016-deri më 19 maj 2021. Në periudhën qershor-gusht 2021 ka punuar si gazetare në emisionin “Pushime On Top” në Top Channel.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img