Gati 10 ditë para zgjedhjeve vendore të 14 majit, një imazh që tregon kandidatin e Himarës, Dhionisios Alfred Beleri, duke mbajtur armë po qarkullon në rrjete sociale. Verifikimi i “Faktoje” shpjegon se ky imazh është i manipuluar.

———————————————————-

Një postim i 3 majit në rrjetin social Facebook duket se tregon kandidatin e Koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Himarën, Dhionisios Alfred Beleri të veshur me veshje ushtarake dhe duke mbajtur në dorë një automatik.

Kjo foto vjen pas akuzave të shumta publike që janë bërë në ngarkim të kandidatit Beleri si i përfshirë në masakrën e Peshkëpisë, në vitin 1994, kur një komando paraushtarake e të ashtuquajturit Vorio-Epir, sulmoi pa asnjë shkak një repart ushtarak. Edhe pse një akuzë e tillë nuk është arritur të provohet, kjo ngjarje po risillet gjatë fushatës zgjedhore të 14 majit, duke kundërshtuar kandidimin e tij për kryetar bashkie. Faktoje verifikoi më tej këtë foto në kuadër të kontrollit të lajmeve që mund të manipulojnë vullnetin e votuesve gjatë fushatës zgjedhore.

Në mënyrë të habitshme, por fatlume për lexuesin skeptik, autori i postimit ka ndarë, përkrah imazhit të Belerit me armë, edhe një foto tjetër të ngjashme. Duket se kjo foto është manipuluar për të prodhuar imazhin me armë.

Kjo vihet re në detaje identike që të dyja fotot kanë të përbashkëta me njëra tjetrën, si më poshtë:

Më tej, imazhi i Belerit mund të dallohet se është manipulim, në mënyrë të ngjashme, duke i kushtuar vëmendje detajeve:

Më poshtë gjeni një krahasim mes imazhit të montuar dhe fotos origjinale.