Zbatuesit dhe monitoruesit e FAKTOJE

QAGJZH

Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (QAGJZH) dhe Qendra Kombëtare për Studime Sociale (QKSS) janë organizatat që mundësuan këtë projekt me mbështetjen ndërkombëtare.

Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (QAGJZH) është një organizatë që vepron dhe punon në të gjithë Shqipërinë. Është një zë i grave shqiptare dhe një forcë për ndryshim. Organizata jonë punon për fuqizimin e grave dhe krijimin e një të ardhmeje të barabartë dhe të drejtë për vajzat dhe gratë me të ardhura të ulta, me qëllimin për t’i nxjerrë  nga varfëria dhe përjashtimi.

Për të mbrojtur të drejtat e grave dhe për t’i fuqizuar ato, QAGJZH ngre fonde kombëtare dhe ndërkombëtare.

https://faktoje.al/gadc/

QKSS

QKSS – Qendra Kombëtare për Studime Sociale u themelua në vitin 1998 për të studiuar problemet sociale gjatë tranzicionit të Shqipërisë nga një ekonomi e centralizuar në atë të tregut.

Prej krijimit, QKSS është angazhuat në përhapjen e informacionit dhe eskperiencës në kërkime dhe studime në zhvillimin e institucioneve dhe burimeve njerëzore, përmes programeve të mësimit dhe trajnimit dhe gjithashtu duke eksperimentuar në ofrimin e shërbimeve sociale më afër nevojave të përfituesve.

https://faktoje.al/qendres-kombetare-per-studime-sociale/

USAID

USAID garanton mbështetjen për Faktoje në dy mënyra, përmes financimit dhe ekspertizës teknike. Financimi është siguruar përmes një granti 12-mujor, kushtuar krijimit të një shërbimi për Verifikimin e Fakteve. Kushtet e grantit kërkojnë që zbatuesi i saj, Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (QAGJZH) dhe Faktoje të kenë publikimin e plotë dhe kontrollin editorial brenda shërbimeve të Faktoje. Ekspertiza teknike ofrohet përmes trajnimeve dhe konsultimeve mbi tema të tilla si; metodat e kërkimit, shkrimi i lajmeve, përdorimi i medias dixhitale dhe gazetaria e telefonave të zgjuar.

Faktoje u mundësua nga mbështetja e Popullit Amerikan përmes Agjencisë së Zhvillimit Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara (USAID). Përmbajtja e faqes online dhe e të gjitha publikimeve është përgjegjësi vetëm e QAGJZH dhe Faktoje dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e USAID-it dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

[ultimate_modal modal_title=”Fakto edhe Ti” modal_on=”custom-selector” modal_on_selector=”#popup” modal_style=”overlay-simplegenie” content_bg_color=”#c62323″ header_bg_color=”#c62323″ modal_border_style=”solid” modal_border_width=”20″ modal_border_color=”#c62323″ modal_border_radius=”5″]

    [/ultimate_modal]