Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim

Përmbledhje organizative

Informacion i përgjithshëm

Emri i organizatës (në Anglisht): Gender Alliance for Development Centre
Emri i organizatës (në gjuhën origjinale): Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim
Adresa: Rr.”Abdyl Frasheri”, p10./1, shk.1, ap.3, Tirana, Albania
Tel: ++ 355 4 2 25 55 14; Mob.:++ 355 (0) 68 20 59 301;
E-mail: marqimandriti@gadc.org.al; gadc@gadc.org.al
Web Page: www.gadc.org.al; Face book: Gender Alliance for Development Centre
Vendimi i rregjistrimit në gjykatë: 102, Qershor 27, 1995
Përfaqësuar nga (emri, pozicioni): Mirela ARQIMANDRITI – Drejtore Ekzekutive

Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (QAGJZH) është një organizatë jo-fitimprurëse shqiptare që vepron dhe punon në të gjithë Shqipërinë. QAGJZH është një zë për gratë shqiptare dhe një forcë për ndryshim. Organizata jonë punon për fuqizimin e grave dhe për të krijuar një të ardhme të barabartë dhe të drejtë për vajzat dhe gratë me të ardhura të ulëta në të gjithë Shqipërinë, duke u përpjekur për t’i nxjerrë nga varfëria dhe përjashtimi. Për të mbrojtur të drejtat e grave dhe për t’i fuqizuar ato, QAGJZH ngre fonde kombëtare dhe ndërkombëtare.

Fushat kryesore tematike të ekspertizës së QAGJZH-së janë:

• Garantimi i fuqizimit ekonomik të grave; Sipërmarrjet e grave
• Fuqizimi i qytetarëve për të monitoruar axhendën gjinore lokale
• Rritja e përfaqësimit të grave në politikë dhe vendimmarrje
• Promovimi i paqes dhe përpjekjet për t`i dhënë fund dhunës me bazë gjinore
• Përmirësimi i të drejtave të grave në zona rurale

Historiku

E themeluar në vitin 1994, Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim është një ndër organizatat më të vjetra dhe më të mira nivelin e organizatave jofitimprurëse të sektorit të shoqërisë civile në Shqipëri. Në qershor të vitit 1995, me vendim të Gjykatës së Qarkut të Tiranës, ajo është regjistruar zyrtarisht në bazë të nenit 55 të Ligjit 7850, datë 1994/07/28, të Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë. Më 4 mars 2002, QAGJZh u rregjistrua sipas ligjit të ri të OJF-ve në Shqipëri.

Misioni

Misioni QAGJZH është që të promovojë barazinë reale dhe efektive midis grave dhe burrave në të gjitha sferat e jetës publike dhe private, në të gjithë Shqipërinë

Vizioni dhe Vlerat

QAGJZH është e angazhuar për një vizion të grave dhe burrave shqiptarë që kanë të drejta të barabarta dhe qasje të barabartë përballë mundësive, si dhe gëzimin e plotë të integritetit dhe zgjedhjeve të tyre personale. QAGJZH punon për shtimin e arritjeve të grave nga një nivel në tjetrin, në një mjedis të qetë dhe të respektueshëm.
Misioni i QAGJZh është arritur përmes: mbledhjes dhe përpunimit të opinioneve dhe pikëpamjeve të grupeve që përfitojnë nga planifikimi, zbatimi dhe vlerësimi i projekteve të ndryshme; rritjen e ndërgjegjësimit të grupeve të ndryshme për çështjet gjinore; adresimi i problemeve me të cilat përballen gratë shqiptare në fusha të ndryshme, të tilla si: varfëria, pjesëmarrja e ulët në vendimmarrje, dhuna në familje, trafikimi, aksesi i ulët për informacion, etj; grumbullimi, përpunimi dhe shpërndarja e informacionit mbi çështjet sociale; konsolidimin e rrjetit të bashkëpunëtorëve në të gjithë Shqipërinë; studimi i problemeve sociale nga perspektiva gjinore; promovimi dhe mbështetja e pjesëmarrjes së grave në vendimmarrje; rritja e numrit të përfituesve (organizata dhe individë) përmes zgjerimit dhe përmirësimit të shërbimeve të ofruara.

Pikat kryesore të metodologjisë së përdorur nga GADC:

• Mbledhja dhe analiza e të dhënave– baseline/studime/kërkime të bazuara në literaturëm intervista, fokus grupe, pyetësorë, that build on desk research, intervieës, focus groups, questionnaire administration, Scorecard dhe analiza SWOT.
• Fuqizim përmes ngritjes së kapaciteteve – ofrimi i ndihmës konkrete duke siguruar aktivitetet e ndërtimit të kapaciteteve të konceptuara për audiencën, të garantohet vazhdimësia përmes këshillimit dhe monitorimit në lidhje me ndikimet afatgjata.
• Sensibilizimi dhe ndërgjegjësimi – përmes një komponenti të fortë të ndërgjegjësimit, ndërhyrjeve të drejtpërdrejta të nivelit qendror dhe vendor, shembujve të jetës reale dhe të agjentëve të ndryshimit; si dhe debateve televizive dhe radiofonike e diskutime në media.
• Rrjetëzimi – identifikimi i të gjithë aktorëve dhe faktorëve relevantë, pjesëmarrjes aktive të palëve të interesuara dhe organizatave bazë gjatë hapave të implementimit të projektit.
• Lobim dhe Avokim – kryerjen e aktiviteteve lobuese në të gjitha fushat me interes për gratë, monitorimin e përdorimit të integrimit gjinor në politika për të ndërtuar terrenin për lobim për ndryshim e përmirësim, duke shkruar dokumentet e politikave, peticione, letra të hapura dhe qëndrime, duke siguruar zbatimin e suksesshëm dhe për të siguruar efektin e veprimeve përmes përdorimit të lobimit dhe avokimit teknikave dhe ndërtimit të konsensusit.

Ndër vite, QAGJZH është bërë një aset i shoqërisë civile shqiptare në fushën e trajnimeve gjinore, si: gjinia dhe zhvillimi, fuqizimin ekonomik të gruas, trajnime për sensibilizimin gjinor; koncepte të përparuara për zhvillimin gjinor dhe të shoqërisë; Analiza gjinore dhe planifikimi për programet dhe projektet; Trajnimi gjinor i trajnerëve; integrimi gjinor në politikat publike; zhvillim gjinor dhe të komunitetit, etj. Përveç kësaj, çdo vit kanë qenë të organizuara fushata të rëndësishme në luftën kundër dhunës me bazë gjinore, duke ngritur gratë pjesëmarrje në procesin e votimit; janë mbajtur konferenca mbi gratë dhe ekonominë, dhunës në familje, çështjet e pakicave, trafikimi i grave dhe vajzave. QAGJZH ka krijuar tashmë traditën e saj në kryerjen dhe botimin e hulumtimeve për çështjet gjinore. Gjithashtu, QAGJZH është e njohur për botimet e saj në shumë çështje të barazisë gjinore dhe të drejtave grave si të drejta të njeriut.

Studime dhe Hulumtime

Një nga fushat kryesore të ekspertizës së GADC është realizimi i analizave mbi situatën sociale, studimeve dhe hulumtimeve mbi çështje të ndryshme gjinore. Deri më sot, QAGJZH është konsideruar Organizata më aktive dhe profesionale në Shqipëri që fokusohet në veprimtari kërkimore të lidhura më gjininë dhe diferencat gjinore përmes hulumtimit në zyrë, intervistave, fokus grupeve, administrim pyetësori, metodologji Scorecard dhe analiza SWOT.
Për këtë qëllim, QAGJZH ka krijuar në vite një skuadër shumë të pasur me studiues dhe ekspertë. Përveç ekipit të ekspertëve, QAGJZH ka krijuar edhe një ekip me personel të specializuar për implementimin e suksesshëm të studimeve dhe hulumtimeve që adresojnë të drejtat e grave dhe të drejtat e njeriut në përgjithësi, veçanërisht në fushën e arsimit, fuqizimit ekonomik, mbrojtjes sociale, vendimmarrjes, dhunës me bazë gjinore dhe medias.

Lobimi

QAGJZH kryen aktivitete lobuese në të gjitha fushat me interes për gratë. Parimi udhëheqës prapa punës së organizatës sonë është realizimi i barazisë për të gjitha gratë dhe burrat. QAGJZH monitoron përdorimin e integrimit gjinor, me një fokus të veçantë në monitorimin e rekomandimeve dhe vëzhgimeve përmbyllëse të organizmave evropiane dhe ndërkombëtare, veçanërisht CEDAW, në adresë të institucioneve qeveritare shqiptare për avancimin e barazisë gjinore. Konkluzionet tona pas monitorimit shërbejnë për të ndërtuar terrenin para proceseve lobuese që synojnë ndryshimin dhe përmirësimin e realitetit.

Politikat dhe puna advokuese

QAGJZH është një mbështetëse e drejtësisë sociale duke synuar një shoqëri më të mirë dhe të drejtë. Organizata jonë shkruan dokumente politikash, peticione, letra të hapura dhe deklarata në bashkëpunim dhe marrëveshje me organizata të tjera, përveç kontributeve të tjera për të ndikuar në legjislacionin shqiptar nëpërmjet iniciativave të advokimit legjislativ.

Publikimet dhe shpërndarja e informacionit

Ndër vite, brënda kuadrit të shumë projekteve të implementuara, QAGJZH ka pregatitur dhe publikuar një numër të madh publikimesh lidhur me cështjet dhe konceptet e barazisë gjinore si: Koncepte gjinore, të drejtat e grave dhe të njeriut, intregrimi dhe përfaqësimi gjinor në politika publike, gjinia dhe media, gjinia dhe trafikimi, gjinia dhe përfaqësimi në vendimmarrje, gjinia dhe dhuna në familje, gjinia dhe zhvillimi i komunitetit, gjinia dhe buxhetimi, fuqizimi ekonomik i grave etj. Një listë e pasur më publikime të cilat lexuesi mund t’i gjejë në formën e studimeve, manualeve, moduleve, librave, fletëpalosjeve, është shndërruar tashmë në burimin kryesor të literaturës për të gjithë ata që janë të interesuar mbi çështjet e barazisë gjinore në Shqipëri.
Një pjesë e rëndësishme e punës së QAGJZH-së ka të bëjë me komunikimin dhe shkëmbimin e informacionit.
Prioriteti i parë në këtë fushë është që t’u sigurojë informacionin e nevojshëm organizatave të tjera partnere, si dhe publikut të gjerë. Mjetet kryesore të komunikimit janë:

• Shpërndarja e informacionit dhe publikimeve një numri të madh OJF-shë të regjistruara në adresarin tonë.
• Pasja e një biblioteke të pasur të fokusuar në tema të lidhura me gjininë. Biblioteka aktualisht përmban më shumë se 2600 vëllime mbi çështjet gjinore në fushën e psikologjisë, sociologjisë, shkencave politike, punës sociale, ekonomisë, legjislacionit etj. Biblioteka është e hapur për studentët e publikun e gjerë dhe është e vetmja e këtij lloji në Shqipëri.

Partnerët

Prioriteti i QAGJZH është të përmbushë objektivat e saj dhe të zhvillojë marrëdhënie të forta me donatorët, vendim-marrësit dhe përfituesit. Ndër të tjera, ne kemi bashkëpunuar me Komisionin Evropian, UN WOMEN, UNDP, Ambasada e SHBA në Shqipëri, OSBE, Fondacioni Kvinna Till Kvinna.
QAGJZH është pjesë e tri rrjeteve kombëtar dhe dy rrjete ndërkombëtare: NaGVT (Rrjetit kundër dhunës me bazë gjinore dhe trafikimit; AËEN (Rrjeti shqiptar për fuqizimin e grave); Koalicioni “Koalicioni për Zgjedhje të Lira e të Ndershme dhe për Demokraci të qendrueshme” (KZLNDQ) dhe Ndërkombëtare: Koalicioni KARAT dhe IGPN (Rrjeti Ndërkombëtar për Politika Gjinore).
QAGJZH ka marrëdhënie të forta të ndërtuara nëpërmjet projekteve dhe aktiviteteve të përbashkëta me Ministrinë Çështjeve Socialedhe Rinisë, Ministrisë së Arsimit, Ministrisnë së Brendshme, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë së Shëndetësisë dhe shumë bashki në të gjithë Shqipërinë..

Skuadra e QAGJZH

QAGJZH ka aktualisht një bord drejtues të përbërë nga 5 anëtarë. Bordi drejtues dhe punonjësit e organizatës kanë ekspertizë në fusha të ndryshme relevante për punën e QAGJZH-së, janë pjesë dhe njohin qëllimin e shoqërisë civile, persona me background akademik, ekspertë ligjorë ose persona që vinë nga sektori i biznesit. Një mesatare prej 4 ose 5 vullnetarësh mbështetin dhe asistojnë në projekte të ndryshme çdo vit duke u bërë kështu pjesë e skuadrës. Në çdo qytet të Shqipërisë në kemi 2-3 koordinatorë lokalë që lehtësojnë punën gjatë organizimit të aktiviteteve të projekteve të caktuara. In every city of Albania

Për më shumë informacion, ju lutem kontaktoni:

Mirela Arqimandriti
Drejtore Ekzekutive
Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim

______________________________________

Adresa: Rr. “Abdyl Frashëri”
(ish-Ambasada Kroate, pranë Librit Universitar)
P. 10/1, Ap. 3. P.O. Box 2418. Tirana, Albania.
Web-page: www.gadc.org.al
Tel: ++355 4 22 555 14
Tel/Fax:++355 4 22 555 15
E-mail: marqimandriti@gadc.org.al; gadc@gadc.org.al
Mobile: ++355 68 20 59 301

Shkruani fjalën dhe shtypni enter.