Qendra Kombëtare për Studime Sociale

Përmbledhje organizative

Informacion i përgjithshëm

Qendra Kombëtare për Studime Sociale është themeluar në vitin 1998 me qëllim që të studiojë problemet sociale, përgjatë tranzicionit të Shqipërisë nga një ekonomi e centralizuar në ekonomi tregu.

Që nga dita e krijimit të saj QKSS është e angazhuar në përhapjen e informacionit dhe përvojave përmes hulumtimeve dhe studimeve, në zhvillimin e institucioneve dhe burimeve njerëzore përmes programeve të mësimdhënies dhe trajnimit, si dhe në eksperimentimin dhe ofrimin e shërbimeve sociale sa më pranë nevojave të përfituesve. Duke qënë një organizatë joqeveritare, jo fitimprurëse dhe jo politike, QKSS përfaqëson një organizatë që punon për të adresuar në nivel lokal dhe kombëtar problemet si varfëria dhe pabarazia, papunësia, fuqizimi i grave dhe i të rinjve, dhuna brenda familjes, të drejtat e fëmijëve, etj.

QKSS paraqet një përqasje nga poshtë lart, të politikës publike dhe të qeverisjes në Shqipëri. Shoqëria shqiptare nuk mund të zhvillohet nëse të gjithë partnerët nuk bashkëpunojnë dhe nuk ndajnë përgjegjësitë midis tyre. Sipas kësaj qasjeje QKSS bashkëpunon me qeverinë shqiptare (nivelin qendror dhe lokal) në përmirësimin e qeverisjes dhe hartimin e politikave publike të përshtatura për nevojat. QKSS qëndron si një qendër alternative e ekspertizës kritike, e cila plotëson ekspertizën e institucioneve qeveritare. Aktiviteti i QKSS kontribuon në rritjen e numrit të pjesëmarrësve në proçesin e hartimit të politikave dhe intensifikon debatin konstruktiv.

Gjatë viteve, QKSS ka bashkëpunuar ngushtë me organizata e dnatore te fuqishem si Banka Botërore, UNFPA, UNICEF, UNDP, USAID, BE, GIZ, Bashkëpunimi Zviceran, DANIDA e të tjerë. Në shumicën e projekteve të zbatuara nga QKSS, subjektet qeveritare në nivel kombëtar, në nivel rajonal e lokal, nuk janë te përfshirë vetëm me cilësinë e përfituesit, por si palë të interesuara. Në këtë drejtim, është me vlerë të përmendet se QKSS ka bashkëpunuar e bashkepunon ne menyre te efekteshme me të gjitha qeveritë e e pas 1997, si në nivel kombëtar ashtu edhe atë lokal.