Pretendimi: Dorëheqja e kryeministrit kanadez pritet me brohorima
Verdikti: E pavërtetë
Në rrjetet sociale është shpërndarë një video që tregon një turmë njerëzish përballë një ekrani të madh, të cilët po festojnë dorëheqjen e kryeministrit kanadez, Justin Trudeau.
“Kryeministri kanadez…ishte pionieri i femijeve trans dhe drejtuesi i rrjetit imponues nogender, sulm radikal kunder familjes.”- thuhet në njërën prej fjalive që shoqëron videon.
Në pamjet e kësaj videoje, duket se kryeministri Trudeau është duke dhënë një fjalim të rëndësishëm për largimin e tij nga politika derisa të zgjidhet dikush tjetër, ndërsa turma ngazëllehet për lajmin.
Është e vërtëtë që kryeministri kanadez njoftoi se do të jepte dorëheqjen pas zgjedhjes së liderit të ri të partisë pas më shumë se nëntë vjet në pushtet, për shkak të kritikave nga publiku lidhur me kostot në rritje të jetesës, Por nuk është e vërtëtë videoja ku qyetarë të mbedhur përballë ekranit gëzojnë teksa dgjojnë fjalimin e dorëheqjes.
Kryeministri kanadez Justin Trudeau largohet nga një konferencë shtypi pasi njoftoi dorëheqjen e tij në Rideau Cottage në Ottaëa, Kanada, më 6 janar 2025
Kjo video është bërë virale shpejt, duke u shpërndarë masivisht me reagime entuziaste për fundin e periudhës së tij afërsisht një dekadëshe në pushtet. Megjithatë, e vërteta është ndryshe, dhe ky material është një montazh i thjeshtë.
Një verifikim i videos ka zbuluar se ajo është një material i manipuluar. Më anë të “Google Lens” mund të fusësh videon e kryeministrit kanadez dhe të të dalin materiale të ngjashme ku kanë montuar edhe Donald Trump apo politikanë të tjerë.
Pamja origjinale është një regjistrim nga një ndeshje futbolli, ku tifozët anglezë po festonin një gol gjatë Euro 2016.
Kjo video është mbivendosur mbi një tjetër ekran që tregon fjalimin e Trudeau dhe është edituar për të krijuar iluzionin se turma po reagon ndaj dorëheqjes së tij. Po ashtu, në këndin e ekranit, duket qartë flamuri britanik, duke treguar që pamja origjinale është regjistruar gjatë një ngjarje sportive, jo një ngjarjeje politike në Kanada.