BallinaAktivitete“Verifikimi i fakteve” misioni i përbashkët i “Faktoje” dhe Departamentit te Gazetarisë dhe Komunikimit

“Verifikimi i fakteve” misioni i përbashkët i “Faktoje” dhe Departamentit te Gazetarisë dhe Komunikimit

Faktoje.al” organizata e parë “fact-checking” në Shqipëri  pjesë e Rrjetit Ndërkombëtar të Verifikimit të Fakteve (International Fact Checking Network),  ka nënshkruar për të dytin vit radhazi një marrëveshje bashkëpunimi me Shefin e Departamentit të Komunikimit, Mark Marku, në Fakultetin e Historisë dhe FiliologjisëUniversitetin e Tiranës.


Te “Faktoje” studentët dinë të bëjnë diferencën e produktit dhe mësojnë standardin profesional. Ata arrijnë të ndërtojnë një gjykim kritik të mbështetur në faktet. Në këtë kuptim është shumë pozitive pjesëmarrja por edhe  mundësia per të kryer nje eksperiencë të tillë – tha Dr. Mark Marku në takimin për firmosjen e marrëveshjes.

Dr. Mark Marku dhe Drejtuesja Ekzekutive e “Faktoje”, Klodiana Kapo

Drejtuesja ekzekutive e “Faktoje”, Klodiana Kapo tha se “Faktoje” e sheh shumë të rëndësishëm bashkëpunimin me Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit dhe krijimin e mundësive reale dhe profesionale të punës për studentët e tij. Qëllimi është që gazetarët e rinj t’i vendosin vetes si kusht të bazuarit vetëm tek faktet, deshmitë dhe të dhënat që janë në interes të qytetarëve.

Ne sot jemi të lumtur që në ekipin e “Faktojes” kemi gazetarë që erdhen si praktikantë, por që dinë të punojnë me profesionalizem dhe të rrisin çdo ditë e më shumë kapacitetet e tyre – tha drejtuesja e “Faktoje”, Klodiana Kapo.

Marjo Brakaj, një prej gazetarëve që erdhi në Faktoje për të kryer praktikën është sot pjesë e kësaj redaksie.

Te Faktoje nisa të zbatoj atë lloj gazetarie të mësuar në fakultet, si mision në dobi të të gjithëve. Aty gjeta të zbatuar gazetarinë e pastër dhe jo devianca në drejtim të Marrëdhënieve me Publikun – tregon ai.

Redaksia e “Faktoje”

Interesante dhe frytdhënëse, sidomos për gazetarët e rinj. Kupton të shikosh përtej asaj që jepet në mediat tradicionale ,tanimë çdo gjë e shikon me një sy dyshues. Çdo lajm tani kërkon ta kalosh në disa filtra të domosdoshme, që në shumë media as nuk i mendojnë t’i shikojnë. Pra,një kohë e shpenzuar në mënyrën më të mirë të mundshme për t’u bërë një gazetar investigues. Sa më i lartë të jetë ky nivel, aq më e madhe është demokracia e një vendi e si rrjedhojë  qytetarët besojnë në media – shprehet Aurora Shpataj, një prej studenteve të gazetarisë e cila është duke kryer periudhën e praktikës në redaksinë e “Faktoje.al”.

Jurgen Bame, para një viti kreu praktikën në  “Faktoje”. Ai tregon se kjo përvojë i dha mundësinë të formohet si një gazetar i pavarur dhe me një orientim të qartë drejt burimeve dhe institucioneve zyrtare, të cilat përbëjnë një nga pikat kryesore të metodologjisë së organizatës për verifikimin e vërtetësisë së deklaratave dhe premtimeve të zyrtarëve publikë.

Jurgen Bame, ish-praktikant te “Faktoje”

Të  filloja rrugëtimin tim në gazetari si pjesë e Faktoje ishte padyshim zgjedhja më e mirë që mund të kisha bërë pas tre vitesh studime.  Një projekt dhe një media si asnjë tjetër në Shqiperi, fillimisht nuk e dija si do t’ia dilja dhe si bëhej ekzaktësisht verifikimi i fakteve. Kisha dëgjuar nga pedagogët se mënyra si bëhet gazetari në Shqipëri është menyra sesi ‘nuk duhet bere gazetari – thotë Jurgeni.

Në Faktoje u njoha me grupin e gazetarëve të rinj që punonin aty, të cilët më ndihmuan të futesha në botën e verifikimit të fakteve dhe në gazetarinë e vertetë – shprehet Sirma Molla një tjetër ish-praktikante në “Faktoje.al”

Që prej themelimit të saj në Faktoje janë angazhuar si praktikantë për një periudhë 6 mujore, 8 studentë të Gazetarisë nga i gjithë vendi. Në shumë raste ata kanë kontribuar me artikuj të bazuar në metodologjinë e organizatës që janë publikuar dhe vazhdojnë të publikohen nga Faktoje.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img