BallinaTë pambajturaThumanë, në vend të kantiereve, grumbuj inertesh

Thumanë, në vend të kantiereve, grumbuj inertesh

Thumana, zona e goditur më rëndë nga pasojat e tërmetit të 26 nëntorit në jetë njërëzish dhe dëme, bashkëjeton edhe sot me rrënojat dhe mbetjet inerte, ndonëse ka kaluar më shumë se gjysmë viti nga fatkeqësia natyore. Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj tha më 8 prill se pastrimi i plotë i zonës do bëhej për 6 ditë. “Faktoje” ishte në Thumanë, 2 muaj pas afatit të premtuar, por realiteti ishte zhgënjyes.


8 prill, kohë kur ishin në fuqi masat shtrënguese për shkak të pandemisë së COVID-19, kryeministri Rama shkoi në Thumanë dhe siguroi banorët për vijimin e procesit të rindërtimit. Ndër problematikat e cekura ishte edhe pastrimi i zonës, në atë kohë e mbushur me mbetjet inerte të ndërtesave të shembura. Në bashkëbisedimin e tij me kryeministrin, ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj garantoi pastrimin e tyre brenda më pak se një jave.

“Këtë zonën këtu për 6 ditë e pastrojmë komplet” – tha ai.

“Faktoje” shkoi në Thumanë një muaj më vonë, më 7 maj, për të parë si ishte situata në këtë njësi administrative. Inertet nuk ishin pastruar dhe nuk vumë re ndonjë njësi të angazhuar në terren për t’i zhvendosur.

Mbetje inerte, 7 maj 2020

Mbetje inerte, 7 maj 2020

Mbetje inerte, 7 maj 2020

Mbetje inerte, 7 maj 2020

Mbetje inerte, 7 maj 2020

4 qershor, kryetari i Partisë Demokratike, zoti Lulzim Basha, e risolli në vëmendje këtë problematikë. Në një video të publikuar në faqen e tij në Facebook, ai ballafaqoi deklaratën e datës 8 prill të ministrit Ahmetaj me situatën e asaj dite në Thumanë, ku sipas tij mbetjet inerte vazhdonin të ishin të palëvizura.

Pamje e marrë nga video e publikuar nga zoti Basha

Më 17 qershor, rreth dy muaj e gjysmë pas skadimit të afatit të vendosur nga ministri Ahmetaj, “Faktoje” shkoi sërish në Thumanë për të parë se çfarë kishte ndryshuar me situatën e mbetjeve inerte.

Fotot e shkrepura e kanë të tepërt komentin.

Mbetje inerte, 17 qershor 2020

Mbetje inerte, 17 qershor 2020

Mbetje inerte, 17 qershor 2020

Mbetje inerte, 17 qershor 2020

Mbetje inerte, 17 qershor 2020

Mbetje inerte, 17 qershor 2020

Më 20 qershor, sipas deklaratës së ministrit Ahmetaj, të gjitha zonat e dëmtuara do të ktheheshin në kantiere ndërtimi, por Thumana sot ka thuajse të njëjtën pamje me ditët e para pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit. Banorët, të cilëve iu premtua se do hynin shumë shpejt në banesat e reja, 7 muaj pas fatkeqësisë vazhdojnë të bashkëjetojnë me këtë realitet tronditës.

JOEL ÇELA

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img