BallinaPertejSubashi vetëm shtëpinë me gruan, llogaritë bankare përgjysmë me “të tjerë”

Subashi vetëm shtëpinë me gruan, llogaritë bankare përgjysmë me “të tjerë”

ANXHELA RUÇI & MERXHAN DACI 

Armando Subashi, i cili mori mandatin e dytë si kryebashkiak i Fierit, rezulton me pasuri të shtuar që prej vitit 2015. Pothuajse të gjitha llogaritë bankare ai i ndan me dikë, që nuk është bashkëshortja e tij. Në deklarimin e pasurisë ai pranon se ka mbajtur “cash” një shumë prej 4.5 milionë lekë.

————————————————————————————————————————————————————-

Armando Subashi prej vitit 2015 deri në vitin 2019 drejton Bashkinë Fier. Më herët ai ka qenë deputet në Parlamentin e Shqipërisë, post nga i cili hoqi dorë për të garuar për kryetar bashkie.

“Faktoje” ka verifikuar pasurinë e Subashit për 4 vitet e fundit, kohë gjatë së cilës ka ushtruar detyrën e kryebashkiakut. Në votimet e 30 qershorit, ai përsëriti fitoren duke u rizgjedhur në krye të një prej bashkive më të mëdha të Shqipërisë, siç është ajo e Fierit.

Nga të dhënat e analizuara më poshtë vihet re se në vitin 2015 të ardhurat nga funksionet publike për Subashin kanë qenë më të larta krahasuar me vitet që pasojnë. Ndërsa të ardhurat më të ulta janë shënuar në vitin 2016.

*Template: Jurgen Bame, Anxhela Ruçi

Llogaritë bankare

Në skedën e pasurisë së Armando Subashit bie në sy zotërimi në masën 50 % i shumës së parave në disa llogari bankare. Personi që disponon 50 %-in tjetër, nuk është bashkëshortja, por një person tjetër të dhënat për të cilin mungojnë në skedën që “Faktoje” ka marrë nga ILDKPKI.

E vetmja pasuri që ndan me gruan, siç deklaron Subashi, është apartamenti.

Apartamente, makina dhe kredia

Gjatë periudhës 2015-2018 Armando Subashi ka blerë një makinë me vlerë 13 mijë dollarë dhe ka shitur dy të tjera me vlerë totale 1,300,000 lekë. 

Gjatë të njëjtës periudhë, Subashi së bashku me gruan kanë blerë një apartament me vlerë 4,500,000 lekë.

Në vitin 2017, kryebashkiaku i rizgjedhur i Fierit, ka marrë një kredi me vlerë 3,000,000 lekë.

Përveç të ardhurave në llogarinë bankare, Armando Subashi ka deklaruar se në vitin 2018 ka pasur në shtëpi (cash) shumën 4,500,000 lekë të cilat sipas deklaratës së pasurisë shumë shpejt do t’i depozitonte në bankë.

 

Shënim: Shuma e llogarive bankare të paraqitura në grafikun në brendësi tregon vetëm 50%-shin që zotëron Armando Subashi

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img