BallinaPertejArtur Bushi, kryebashkiaku që mban të ardhurat 'cash' dhe s'ka borxhe

Artur Bushi, kryebashkiaku që mban të ardhurat ‘cash’ dhe s’ka borxhe

KLEVIS PALOKA

Artur Bushi u rizgjodh për herë të dytë si kryetar i Bashkisë së Krujës, pas procesit të votimit ku garoi i vetëm në 30 qershor,  me 17 888 vota.

Por si ka ndryshuar pasuria e tij gjatë këtyre 4 viteve të fundit?

“Faktoje” bëri një verifikim të deklaratës së pasurisë së Artur Bushit, nga viti 2015 deri në vitin 2018.

Ajo çfarë bie në sy në deklaratën e pasurisë së Bushit është se për këtë periudhë ai nuk ka deklaruar asnjë llogari bankare dhe të ardhurat e tij të vetme janë në cash.

Përgjatë 4 viteve pasuria e tij ka pësuar rritje të vogël, referuar të dhënave të siguruara pranë ILDKPI.

Paga si kryetar bashkie

Të ardhurat nga rroga si kryetar bashkie dhe pagesa si anëtar i Këshillit të  Qarkut të Durrësit për Artur Bushin kanë pasur një trend rritës nga viti 2015 në vitin 2018. Këto të ardhura nga funksionet publike shkojnë rreth 100 000 lekë në muaj.

Referuar deklarimeve të Bushit, rezulton se ai jeton vetëm me rrogë, ndërsa apartamentin që ka në pronësi 100% e ka blerë në vitin 2012 me një vlerë 42.400 euro. Gjatë këtyre katër viteve ai nuk ka shpenzuar as për automjete dhe as pasuri të tjera të paluajtshme.

*Template: Jurgen Bame

Pjesë e deklarimit të kryebashkiakut të Krujës Artur Bushi prej vitit 2017 është edhe pasuria e bashkëjetueses, B.T e cila figuron me të ardhura më të larta se ai, me 1.224.660 lekë në vit.

E përbashkëta e Artur Bushit me bashkëjetuesen është zgjedhja për të mos pasur llogari bankare dhe asnjë detyrim financiar.

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img