.

.

BallinaFaktometerE PavërtetëRritje e ndjeshme e kultivimit të kanabisit në katër vitet e fundit

Rritje e ndjeshme e kultivimit të kanabisit në katër vitet e fundit

Vetëm përgjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti Policia e Shtetit ka sekuestruar më shumë se 53 mijë bimë narkotike “Kanabis Sativa”. Të dhënat e Policisë së Shtetit, tregojnë se gjatë katër viteve të fundit ka një rritje të ndjeshme të kultivimit dhe asgjësimit të kësaj bime. Teksa ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, shprehet se fenomeni ka marrë fund, shifrat e gjashtë muajve të parë të vitit 2020 janë më të larta prej vitit 2016, duke rikthyer shqetësimin e kultivimit në masë të kanabisit.


Fenomeni i kultivimit të kanabisit rezulton të jetë rritur ndjeshëm në gjashtë muajt e parë të vitit 2020. Sipas të dhënave zyrtare nga Policia e Shtetit, në harkun kohor janar-qershor 2020 janë asgjësuar 53,849 bimë narkotike  e llojit “Kanabis Sativa” si dhe janë sekuestruar 1,647 kilogramë të tjera, të gatshme për tu tregtuar.

Në muajin qershor 2020, sipas të dhënave të Policisë së Shtetit, janë asgjësuar 36,044 bimë kanabis, teksa në të njëjtin muaj të vitit paraardhës ishin asgjësuar 17,343, e ndërsa në vitin 2018 vetëm 6,826.

Pra sipas të dhënave zyrtare, në muajin qershor 2020 janë asgjësuar gati 600 për qind më shumë bimë narkotike e llojit “kanabis sativa” se e njëjta periudhë e vitit 2018.

Analiza e veprave penale në fushën e drogave, burimi: Ministria e Brendshme

Në muajin maj të vitit 2020, sipas të dhënave të Policisë së Shtetit, janë asgjësuar 17,343 bimë narkotike e llojit “kanabis sativa” teksa në po të njëjtën periudhë të një viti më parë ishin asgjësuar 16,302, ndërsa në vitin 2018, ishin 4,027 të tilla.
Pra, sipas të dhënave zyrtare, në muajin maj 2020 janë asgjësuar më shumë se 400 për qind bimë kanabisi.

Analiza e veprave penale në fushën e drogave, burimi: Ministria e Brendshme

Vetëm në gjashtë muajt e parë të vitit 2020, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, janë proceduar 112 autorë ndërsa për atë të “Trafikimit të narkotikëve”, janë proceduar 40 autorë, nga të cilët 38 arrestuar, ndërsa 2 janë shpallur në kërkim.

Për periudhën janar – qershor 2020, është bërë punë sensibilizuese dhe parandaluese, janë ushtruar kontrolle territori me grupe kontrolli nga toka dhe me dronë, helikopter të Policisë, gjithashtu ne GDF-ja me avion special. Si rezultat i kësaj pune janë sekuestruar kubikë të kultivuar me fara kanabis, fidanë narkotikë të kultivura në gota apo të porsahedhur në tokë dhe në disa raste edhe bimë narkotikë të kultivuaran – i tha Faktojes, Policia e Shtetit në një “kërkesë për informacion”.

Policia e Shtetit konfirmoi gjithashtu se Malësia e Krujës dhe e Shkodrës janë dy zonat me rrezikun më të madh të kultivimit të kanabisit.

Të dhënat e mësipërme, të raportuara nga Policia e Shtetit, pas një “kërkese për informacion” nga Faktoje, hedhin poshtë pretendimet e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj se fenomeni i kultivimit të kanabisit kishte marrë fund.

 “Rrjetës” së  policisë i shpëtojnë trafikantët, por jo kultivuesit.

Vetëm në gjashtë muajt e parë të vitit 2020, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, janë proceduar 112 autorë ndërsa për atë të “Trafikimit të narkotikëve”, janë proceduar 40 autorë, nga të cilët 38 arrestuar, ndërsa 2 janë shpallur në kërkim.

Për periudhën janar – qershor 2020, është berë punë sensibiliozuese dhe parandaluese, janë ushtruar kontrolle territori me grupe kontrolli nga toka dhe me dronë, helikopter të Policisë, gjithashtu ne GDF-ja me avion special. Si rezultat i kësaj pune janë sekuestruar kubikë të kultivuar me fara kanabis, fidanë narkotikë të kultivuar në gota apo të porsahedhur në tokë dhe në disa raste edhe bimë narkotikë të kultivuara – i tha Faktojes, Policia e Shtetit në një kërkesë për informacion.

Policia e Shtetit konfirmoi gjithashtu se Malësia e Krujës dhe e Shkodrës janë dy zonat me rrezikun më të madh të kultivimit të kanabisit.

Të dhënat e mësipërme, të raportuara nga Policia e Shtetit, pas një “kërkese për informacion” nga Faktoje, hedhin poshtë pretendimet e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj se fenomeni i kultivimit të kanabisit kishte marrë fund.

Më shumë se 53 mijë bimë narkotike e llojit “kanabis sativa” janë asgjësuar vetëm në muajin maj dhe qershor 2020 nga Policia e Shtetit, teksa në të njëjtën periudhë të një viti më parë ishin asgjësuar 30,861 rrënjë. Shifra bëhet edhe më shqetësuese krahasuar me vitin 2018 ku në muajt maj dhe qershor ishin sekuestruar 10,953 rrënjë kanabisi.

Në 2016-n janë sekuestruar 10,953 rrënjë kanabis, ndërsa në 2018-n janë sekuestrua 30,861 rrënjë. E ndërsa ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj deklaron se ky fenomen ka marrë fund, shifrat zyrtare e përgënjeshtrojnë.

Deklaratat e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, se fenomeni i kultivimit të kanabisit ka marrë fund do i kategorizojmë si “Të pavërteta“.

Lexo dhe:

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img