BallinaFaktometerPa kategoriLleshaj “hapa pas” për kultivimin e kanabisit në vend

Lleshaj “hapa pas” për kultivimin e kanabisit në vend

Guarda di Finanza italiane iu rikthye kontrollit nga ajri të territorit të Shqipërisë nga ajri, tre vite pasi vendi u konsiderua i kanabizuar në gjithë territorin e tij. Ministri i Brendshëm, Lleshaj, pasi e kishte konsideruar në mënyrë të përsëritur “kapitull të mbyllur” kultivimin e kanabist, pranoi më 1 qershor, rikthimin e fenomenit. Lleshaj kërcënoi me ndjekje penale të gjithë zyrtarëve shtetërorë që do neglizhonin situatën.


Nuk ka shans që të ketë kultivim. Ky fenomen është i përfunduar, çështje e mbyllur, deklaronte ministri i Brendshëm Lleshaj më 12 maj në emisionin “Opinion” në RTV Klan.

Por, tre javë pas asaj deklarate, Lleshaj, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së shtetit, Ardi Veliu, më 1 qershor, njoftoi “rikthimin” e Gurda di Finanza-s për të kontrolluar territorin e Shqipërisë nga ajri.

Duke filluar nga dje (01.06.2020) ka mbërritur në vendin tonë edhe ekipi i monitorimit i Guarda di Finanza-s, duke filluar nga ditën në vijim do fillojë monitorimin me avion siç ka ndodhur edhe vitet e tjera të gjithë sipërfaqes së territorit vendit tonë, deklaroi Veliu.

Gjatë takimit virtual me drejtorët qendrorë e vendorë të Policisë së Shtetit, si dhe Prefektët e Qarqeve, ministri i Brendshëm, Lleshaj bëri “hapa pas” për sa i përket rrezikut të kultivimit të kanabisit në vend.

Ky fenomen nuk është çrrënjosur plotësisht. Pra nuk janë dorëzuar të gjithë ata që duhet të dorëzohen përballë kësaj lufte të policisë dhe të organeve të tjera shtetërore. Në të njëjtën kohë duhet të theksoj që pikërisht për këtë përpjekja duhet të vazhdojë me intensitet të lartë, deklaroi Lleshaj.

Lleshaj në deklaratën e tij, ndryshe nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Veliu, u
shpreh se për monitorimet nga ajri do përdoren helikopterët që Shqipëria ka në dispozicion, pa
përmendur “rikthimin” e Guardia di Finanza-s.

Në funksion të monitorimit ajror duhet që me intensitet të lartë tashmë të përdoret flota jonë ajrore që kemi në dispozicion, flota e helikopterëve, e cila duhet në kuadër të programeve të qarta të bazuar në operacione paraprake dhe jo mbi fluturime, monitorime të përgjithshme, por mbi monitorime pikësore, të orientuara paraprakisht nga informacioni të mbulojë të gjitha sipërfaqet që janë në risk, u shpreh Lleshaj.

Më 9 qershor, në një takimin me drejtuesit qendrorë e vendorë të Policisë, Lleshaj ripërsëriti thirrjen për angazhim kombëtar në “luftën” ndaj kultivimit dhe trafikimit të kanabisit duke argumentuar se “fenomeni nuk ka vdekur”.

Tentativa për ta mbajtur gjallë këtë fenomen, nuk ka vdekur. Fenomeni është goditur rëndë, u shpreh Lleshaj.

Ministri i Brendshëm, Lleshaj kërkoi që “lufta” ndaj kultivimit të kanabisit në vend të përmbyllej brenda muajit qershor.

Ne synojmë që brenda muajit Qershor, përpjekja e Policisë së Shtetit me kanabisin të mbyllet. Duhet të keni të qartë që afati juaj për ta mbyllur këtë përpjekje është qershori, shtoi Lleshaj.

“Faktoje”, përmes një kërkese zyrtare kërkoi informacion edhe nga Guardia di Finanza. Struktura italiane e antikrimit dhe parandalimit të trafikut të lëndëve narkotike, dha një përgjigje jo shteruese duke argumentuar se ende nuk janë të disponueshme të dhënat mbi organizimin e operacioneve për monitorimin e territorit të Shqipërisë.

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img