.

.

BallinaPertejQytetarët dhe politikanët, gjobitje me dy standarde kur shkelin Aktin Normativ për mbajtjen e maskave

Qytetarët dhe politikanët, gjobitje me dy standarde kur shkelin Aktin Normativ për mbajtjen e maskave

EDIT NIKOLLI

Më 15 tetor, hyri në fuqi akti normativ për mbajtjen me detyrim te maskës në publik dhe gjobitja me 3.000 lekë për shkelësit. Kur ka kaluar më shumë se një muaj nga shpallja e këtij akti, vihet re një tendencë për të mos i kursyer masat administrative ndaj qytetarëve të thjeshtë dhe tek-tuk, përfaqësuesve në nivel qëndror apo vendor edhe pse “provat” se kanë shkelur aktin normativ qarkullojnë nëpër media e rrjete sociale.


Mbajtja e maskës me detyrim edhe në rrugë dhe në vendet ku nuk mund të mbahet distanca, është detyrim që vlen për të githë.  Që prej shpalljes së aktit normative, në 15 tetor, deri sot raportohet të jenë vendosur mbi 16 mijë gjoba qytetareve në mbarë vendin, ose mesatarisht 600 gjoba në ditë.

                              Komunikatë ditore nga Policia e Shtetit

Aktivitetet e rregullta që pasqyrohen nëpër rrjetet sociale të politikanëve, tregojnë se ata vazhdojnë qetësisht të shkelin aktin normativ, që i detyron të mbajnë maskën. Por kur vjen fjala tek ndëshkueshmëria e tyre, ajo mbetet në nivele qesharake, po ta krahasosh me standardin që po përdoret ndaj qytetarëve të thjeshtë.

Ne u interesuam pranë Ministrisë së Brendshme sesa është numri i politikanëve të gjobitur për shkeljen e aktit normativ për mbajtjen e detyruar të maskës, por deri në publikimin e këtij artikulli, nuk morëm përgjigje.

Nga kërkimet që bëri Faktoje, në mungesë të një përgjigjeje zyrtare nga Ministria e Brendshme, rezulton se janë 7 politikanë të gjobitur për shkeljen e këtij akti.

Monika Kryemadhi, LSI e gjobitur dy herë

Elona Guri, LSI

Florida Kerpaçi, LSI

Kastriot Islami,  Ish deputet i PD

Kujtim Gjuzi, PKA

Florenc Spaho, PS

Alban Zenelaj, PD

                          Kryetaja e LSI, Monika Kryemadhi takim me banoret e Tiranës, 8 nëntor

                                                   Kryetarja e LSI, me të rinjte në Durrës, 1 nëntor

Edhe pse u gjobit dy herë për mosrespektim të aktit normativ, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi refuzon të bindet. Në takimet elektorale, përveç Kryemadhit edhe shumica e të pranishmëve nuk mbajnë maskë si në vendet e mbyllura ashtu dhe të hapura.

                                      Gjoba e vendosur nga policia e Shtetit Kryetares së LSI-së

Nuk mbetet pas me ‘këmbënguljen’ për takime, pa respektuar masat anti-covid, edhe kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Megjithatë, ai nuk është gjobitur.

                                         Kryetari i Bashkisë Veliaj pa distancim social dhe pa maska

                                                 Kryebashkiaku Erion Veliaj me mbështetës, 5 nëntor

                                                         Partia Demokratike në Pukë, 11 nëntor

                                                      Partia Demokratike në Vau Dejës me 10 nëntor

Tashme fushata dhe takimet elektorale ka filluar, edhe pse zyrtarisht ajo nis 30 ditë para datës së zgjedhjeve. Edhe në këto ditë të vështira pandemie, në çdo vend apo njësi administrative bëhen grumbullime dhe mbledhje ku nuk ruhet distanca dhe nuk mbahet maska.

Edhe pse viti akademik nisi online, me qëllim shmangien e përhapjes së Covid-19, takimet elektorale janë kthyer në ‘auditorë’, me grumbullime të rinjsh pa distancim social dhe në të shumtën e rasteve pa maska.

                                              Ministrja e Arsimit Evis Kushi në Shkodër 12 nëntor

                                             Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi me 9 nëntor

Nga vëzhgimi i Faktoje ku rezulton një tendencë e politikanëve të vijojnë takimet me publikun në shkelje të ligjit apo rregullave të përbashkëta, natyrshëm lind pyetja se përse sanksionet nuk kursehen për qytetarët e thjeshtë ndërsa për politikanët veprohet ndryshe?

Sociologia Entela Binjaku thotë:

Kur e shumëfolura “vala e dytë” është tashmë një realitet që qytetarët po e prekin më nga afër, mendimi i parë është frika për më të moshuarit dhe pjestarët e familjes. Shumë i frikësohen përballimit të kostos ekonomike në rast infektimi, e megjithëkëto jeta vazhdon qetësisht për të angazhuarit apo tifozët e organizatave politike.

Sa i takon qëndrimit të policisë së shtetit, parimet bazë, në bazë të të cilave udhëhiqet Policia e Shtetit në veprimtarinë e saj, janë:

a)ligjshmëria; b) mosdiskriminimi; c) respektimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut; ç) proporcionaliteti; d) pavarësia operacionale; dh) paanshmëria politike; e)integriteti, merita dhe profesionalizmi.

Por kur policët i frikësohen njerëzve të veshur me pushtet apo individëve që kryejnë një detyrë të caktuar si funksionarë të këtij shteti, ata shkelin parimet mbi të cilat mbështetet puna e tyre dhe në këtë pikë edhe ata barazohen me vetë pushtetarët që nuk ndjekin rregullat që u kërkohen qytetarëve”- thotë Binjaku për Faktoje.

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img