BallinaGjurmo ParanëRindërtimi në Tiranë, vetëm 1/3 e objekteve arsimore të premtuara janë përfunduar

Rindërtimi në Tiranë, vetëm 1/3 e objekteve arsimore të premtuara janë përfunduar

Ina Allkanjari

Edhe këtë vit shkollor, shumë nxënës të Tiranës detyrohen të ndjekin mësimin në shkolla më larg zonës së tyre të banimit. Shumica e objekteve arsimore të planifikuara për rindërtim, pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 ende nuk janë përfunduar. Nga lista me 13 shkolla e kopshte që Bashkia Tiranë i raportoi Faktojes si të planifikuara për rindërtim, në tre objekte vijojn puna në shkelje të afateve të parashikuara, dy të tjera pritet të përfundojnë në fund të këtij viti, ndërsa për 4 objekte përfundimi i punimeve, nuk pritet të ndodhë para vitit 2022. Referuar premtimeve të kryeministrit se të 143 shkollat e dëmtuara në rang vendi do të ishin gati në 2020-n dhe 2021, Faktoje konstaton shkelje të përsëritur dhe zvarritje të afateve.

————–

Ndonëse viti i ri shkollor ka nisur zyrtarisht që prej 27 shtatorit, shumica e kopshteve dhe shkollave të planifukuara për rindërtim në bashkinë Tiranë, nuk kanë përfunduar.

Më 11 mars 2020 qeveria miratoi VKM nr. 212, ku Bashkisë Tiranë iu akordua fondi prej 3.6 miliradë lekësh të reja për programin e rindërtimit të shkollave në territorin e saj.

Në 29 korrik 2020 nëpërmjet një ndryshimi në VKM nr. 212 fondi i akorduar për Bashkinë Tiranë u rrit në vlerën 5.1 miliardë lekë të reja.

Vendimi nr. 631, datë 29.7.2020

Në datë 07.09.2021, Faktoje i dërgoi një kërkesë për informacion Bashkisë Tiranë, ku kërkoi t’i vihej në dispozicion lista e objekteve arsimore në kryeqytet të cilat janë prekur nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe që sipas vendimit nr. 212, datë 11.3.2020  janë planifikuar për rindërtim.

Screenshot kërkesa për informacion drejtuar Bashkisë Tiranë

Në përgjigjen e saj, Bashkia Tiranë na dërgoi një listë me 13 objekte arsimore, të përfshira në procesin e rindërtimit.

Përgjigja e Bashkisë Tiranë, lista e objekteve arsimore për rindërtim në Tiranë

Pas përgjigjes zyrtare nga Bashkia, Faktoje vendosi të bëjë një verifikim në terren, për ato shkolla që kanë si afat përfundimi vitin 2021. Në listën më sipër, 9 objekte arsimore kanë si afat muaj të ndryshëm të këtij viti, ndërsa për 4 të tjera, kontratat e projekteve parashikojnë përfundimin gjatë vitit 2021.

 

Kopshti “Gurrë” në Petrelë

Bazuar në përgjigjen zyrtare, kopshti “Gurrë” në Petrelë duhej të kishte përfunduar në 29 shtator të këtij viti. Sipas VKM Nr. 212, datë 11.03.2020 vlera e kontratës është 30,760,000 lekë pa TVSH, data e lidhjes së saj  është 01.10.2020, ndërsa kohëzgjatja e punimeve është 3  muaj.

Në javën e parë të tetorit 2021, gjatë verifikimit në terren konstatuam se objekti ishte ende i papërfunduar. Aty mungonin dyert, dritaret dhe sigurisht pajisjet që e bëjnë objektin funksional si kopsht. Ditën e verifikimit nuk gjetëm punëtorë në terren.

Tabela e punimeve: Kopshti “Gurrë” në Petrelë, 7 tetor 2021

Kopshti “Gurrë”, dera e mbyllur asnjë punëtor në kantier 7 tetor 2021

Një prej banorëve të zonës, i cili nuk pranoi të identifikohej tha për Faktoje:

U bë një vit që ka nisur ndërtimi dhe nuk kemi asnjë informacion se kur pritet të përfundojë. Punëtorët mesa kam vënë re janë të pakët në numër. Ne menduam se do hapej në fund të shtatorit, sepse kështu na kishin thënë. Fëmijët i çojmë në fshatin tjetër në Daias, ka siguruar bashkia transport që i çojnë dhe i sjellin nga kopshti. Nuk jemi të qartë se kur do jetë gati, e kanë shtyre sërish afatin na kanë thënë që mund të përfundojë në dhjetor.”

Kopshti “Gurrë” në Petrelë, foto datë 7 tetor 2021

 Shkolla 9-vjeçare “Pajan”

Shkolla 9-vjeçare “Pajan”, në Pezë, objekt në rindërtim me vlerë 62. 500. 000 lekë pa TVSH, ka si datë të  lidhjes së kontratës 1 tetorin e 2020. Kohëzgjatja e saj është 4 muaj.

Tabela e punimeve: Shkolla 9-vjeçare “Pajan” në Pezë, foto datë 7 tetor 2021

Shkolla 9-vjeçare “Pajan” në Pezë, datë 7 tetor 2021

Fotot e objektit gjatë verifikimit në terren, dëshmojnë se shkolla do ende kohë të përfundojë, edhe pse në shkelje të afatit.

Shembja e shkollës është bërë rreth muajit mars të këtij viti, ndërsa ndërtimi ka nisur në prill.  Na kanë thënë që do të përfundojë përpara Vitit të Ri, por nuk i dihet.  Nxënësit i marrin me autobus dhe i dërgojnë në shkollë tjetër, në Pezë. Torturë është për këta fëmijë dhe rruga këtu është shumë e keqe!” – tregon për Faktoje D. A, banor i kësaj zone.

Shkolla 9-vjeçare “Pajan” në Pezë, datë 7 tetor 2021

Ambientet e brendshme të shkollës 9-vjeçare “Pajan”, datë 7 tetor 2021

Ambientet e brendshme të shkollës 9-vjeçare “Pajan”, datë 7 tetor 2021

Shkolla 9-vjeçare “Qazim Turdiu”

Shkolla 9-vjeçare “Qazim Turdiu”,  në zonën e Don Boskos në Tiranë, u planifikua për rindërtim pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.  Vlera e kontratës për këtë objekt sipas Open Procurement Albania është 362.713. 599 lekë pa TVSH. Data e lidhjes së kontratës rezulton 29.09.2020, ndërsa kohëzgjatja e punimeve, 8 muaj.

Afati i premtuar nga qeveria për përfundimin e shkollës ishte shtatori i këtij viti, por Bashkia Tiranë në përgjigjen zyrtare për Faktoje njofton se punimet pritet të përfundojnë në 1 nëntor të këtij viti. Gjatë verifikimit në terren konstatuam se në kantier mungonte tabela informuese e punimeve.

Shkolla 9-vjeçare “Qazim Turdiu”, foto datë 7 tetor 2021

Shkolla 9-vjeçare “Qazim Turdiu”, foto datë 7 tetor 2021

 Inxhinieri që ndjek ecurinë e projektit, Klaudio Dedaj, garantoi:

Shkolla është drejt përfundimit, mendohet që në fund të tetorit nxënësit të vijnë në shkollë për tre seksionet, pra komplet godina e shkollës, përveç palestrës. Palestra do betonohet brenda muajit dhe do të punohet vetëm nga brenda. Në fund të muajit do të jetë e mbaruar tarraca dhe fasada. Në shkollë kanë mbetur vetëm riparime të vogla, 99% e punës është përfunduar, janë mbyllur vetratat, dyert, pllakat, hidrosanitaret, ndriçuesët.”

Shkolla 9-vjeçare “Qazim Turdiu”, foto datë 7 tetor 2021

Palestra e shkollës 9-vjeçare “Qazim Turdiu”, foto datë 7 tetor 2021

Ambientet e brendshme të shkollës 9-vjeçare “Qazim Turdiu”, datë 7 tetor 2021

 Shkolla e rindërtuar, planifikohet të dyfishojë kapacitetin, nga 300 në 600 nxënës.

 Gjimnazi “Sami Frashëri”

Gjimnazi “Sami Frashëri” në Tiranë, deri në shkurt 2020 nuk figuronte tek lista objekteve arsimore për indërtim. Tashmë sipas Open Procurment Albania kontrata për rindërtimin e objektit ka një me vlerë prej 567. 492. 069 lekë pa TVSH. Kontrata rezulton të jetë lidhur në datë 23/10/2020 me kohëzgjatje 13  muaj. Sipas këtij parashikimi, “Sami Frashëri” duhet të jetë gati në fund të këtij viti.

Nga verifikimi në terren Faktoje konstatoi se ngritja e strukturës së brendshme të gjimanzit “Sami Frashëri” është realizuar, por ende nuk ka përfunduar struktura e jashtme.

Gjimnazi “Sami Frashëri”, foto datë 7 tetor 2021

Inxhinieri zbatues i projektit, Astrit Fejzaj tregon për Faktoje:

“Shkolla është drejt përfundimit, kanë mbetur vetëm punimet e rifiniturës, pllaka, suvatime, vetrata. Me këtë ritëm që po ecin punimet mendoj se rreth datës 20 dhjetor do të përfundojë. Shkolla do të do të ketë edhe një kat nën dhe’, do të jetë me kushte shumë herë më të mira se ç’ka qenë”.

Gjimnazi “Sami Frashëri”, foto datë 7 tetor 2021

Gjimnazi pritet të hapë dyert me kapacitet të dyfishuar nga 24 në 50 klasa, dhe nga 1400 nxënës shkolla planifikohet të ketë 1500 nxënës.

 

Objektet arsimore të përfunduara

 Në listën e vënë në dispozicion nga Bashkia Tiranë, rezulton se procesi i rindërtimit ka përfunduar në për 4 objekte.

Një ndër to është  kopshti Fikas (Bleteza Maja) në Petrelë. Vlera e rindërtimit të këtij kopshti sipas Bashkisë Tiranë është 19.893.024 lekë pa TVSH . Nga verifikimi në terren rezulton se objekti është përfunduar.

Kopshti “Fikas” (Bleteza Maja) në Petrelë, datë 7 tetor 2021

Në 15 shtator është bërë inagurimi i kopshtit. Për momentin ne kemi 30 fëmijë të regjistruar, por kapaciteti është më i lartë. Kemi tre grupe të ndara në varësi të moshës, kemi tri hapësira të ndara, ku secila përfshin tualetin dhe dhomën e fjetjes”- tregon për Faktojen drejtoresha e kopshtit Fikas.

Ambientet e brendshme, kopshti “Fikas” (Bleteza Maja, datë 7 tetor 2021

Shkolla 9-vjeçare “Mangull” në Petrelë

Edhe shkolla 9-vjeçare “Mangull” në Petrelë, me vlerë rindërtimi 101.800.000 lekë pa TVSH, është përfunduar.

Shkolla 9-vjeçare “Mangull” në Petrelë, datë 7 tetor 2021

Shkolla 9-vjeçare “Mangull” në Petrelë, datë 7 tetor 2021

Ambientet e brendshme, shkolla 9-vjeçare “Mangull”, datë 7 tetor 2021

 Shkolla 9-vjeçare Pezë e Vogël (Agron Hysenlliu)

Shkolla “Pezë e Vogël” duhet të përfundontë në datë 29.07.2021. Nga verifikimi në terren Faktoje konstatoi se rindërtimi i shkollës me vlerë 110.068.839 lekë pa TVSH ka përfunduar dhe ka hapur dyert për nxënësit këtë fillim shtatori. Ajo çfarë evidentuam është se ende ambientet e jashtme janë në proces punimesh, ndonëse mësimi ka nisur rregullisht.

Shkolla 9-vjeçare “Pezë e Vogël” (Agron Hysenlliu), datë 7 tetor 2021

Drejtoresha e shkollës, Entela Caca tregon se ky objekt arsimor ka rreth 90 nxënës, dhe 15 fëmijë në moshë kopshti.

“Në shkollë po ndiqet normalisht mësimi, kanë mbetur pa përfunduar vetëm instalimi i ashensorit, i cili është drejt përfundimit dhe po punohet në ambientin e jashtëm, pasi janë tre fusha që do të shtrohen me tapet dhe do të punohet edhe me mbjelljen e barit”- thotë Caca.

Shkolla 9-vjeçare “Pezë e Vogël” (Agron Hysenlliu), datë 7 tetor 2021

Biblioteka e shkollës “Pezë e Vogël” (Agron Hysenlliu), datë 7 tetor 2021

Salla e informatikës, shkolla “Pezë e Vogël”, 21 tetor 2021

Ambientet e kopshtit, “Pezë e Vogël” (Agron Hysenlliu), 7 tetor 2021

Ambientet e jashtme, shkolla “Pezë e Vogël” (Agron Hysenlliu), 7 tetor 2021

Shkolla 9-vjeçare “Hasan Vogli”

Shkolla 9 vjeçare “Hasan Vogli” ka hapur dyer këtë vit të ri shkollor. Vlera e rindërtimit të kësaj shkollë është 253.492.727 lekë pa TVSH, ndërsa kapacitetet  janë rritur nga 600 në 900 nxënës.

Shkolla 9-vjeçare “Hasan Vogli”, 7 tetor 2021

 Shkolla 9-vjeçare “Murat Toptani”

Shkolla 9-vjeçare “Murat Toptani” në zonë e Selitës, me kontratë në vlerën 180.549.814 lekë pa TVSH ka përfunduar dhe është e hapur për 360 nxënës.

Shkolla 9-vjeçare “Murat Toptani”, datë 7 tetor 2021

Nga gushti i vitit të kaluar e deri më sot, Faktoje ka identifikuar se për pjesën dërrmuese të objekteve arsimore të planifikuara për rindërtim janë shkelur afatet.

Në fillim të vitit shkollor 2020-2021, Faktoje raportoi se asnjë nga 143 shkollat në bashkitë e goditura nga tërmeti (Tiranë, Durrës, Kavajë, Krujë, Shijak, Kurbin, të planifikuara për rindërtimin nuk i hapi dyert për nxënësit, ndryshe nga ç’premtoi kryeministri dhe anëtarë të tjerë të qeverisë, të cilët nuk kanë hezituar të japin afate të reja pas atyre të shkelura.

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img