BallinaFaktometerE PavërtetëRama: 128 shtëpi do të përfundojnë më pak se dy muaj në Fushë Krujë

Rama: 128 shtëpi do të përfundojnë më pak se dy muaj në Fushë Krujë

Kryeministri Rama me anë të një videoje në facebook, me pamje nga punimet në kantierin e rindërtimit në Fushë Krujë, më 14 mars deklaroi se në më pak se dy muaj do të përfundonin 128 shtëpitë individuale. Faktoje bëri një verifikim në terren, ku konstatoi se shtëpitë individuale nuk kishin përfunduar edhe pse ka kaluar afati i vendosur nga kryeministri.


 “Aty ku po merr formë një nga lagjet më të bukura rezidenciale të Shqipërisë, ajo e Rilindjes pas tërmetit, me 128 shtëpi që përfundojnë brenda më pak se dy muajsh dhe 15 pallate që do të jenë gati në vjeshtë.”-shkruante kryeministri Rama në postimin e datës 14 mars në Facebook.

              Screenshot nga video e postuar në Facebook nga Kryeministri Rama, 14 mars 2021

Nisur nga kjo deklaratë, Faktoje më 18 maj, në përfundim të afatit të vendosur nga kryeministri bëri një verifikim në Fushë Krujë, në kantierin e shtëpive individuale.

                                        Kantieri i shtëpive individuale në Fushë-Krujë, 18 maj 2021

                                       Kantieri i shtëpive individuale në Fushë-Krujë, 18 maj 2021

Gjatë vëzhgimit në terren, konstatuam se punimet për banesat individuale ende nuk kishin përfunduar. Asnjë nga 128 banesat nuk ishte gati.

Faktoje takoi edhe inxhinierin e punimeve në kantierin e Fushë Krujës i cili na konfirmoi se duhet edhe një muaj kohë për të përfunduar projektin.

“Punimet vazhdojnë në këtë kantier, mbarimi total i tyre do edhe një muaj kohë. Kemi pasur pak ndalime për arsye se po punohet njëkohësisht edhe me mjediset e jashtme dhe pjesën e infrastrukturës.”- tha ai për Faktoje.

                                     Kantieri i shtëpive individuale në Fushë-Krujë, 18 maj 2021

                                         Kantieri i shtëpive individuale në Fushë-Krujë, 18 maj 2021

Më herët ishte premtuar se brenda shkurtit të vitit 2021 duhet të përfundonin 128 banesat individuale në Fushë Krujë, por siç duket edhe nga fotot, afatet e përfundimit janë zvarritur disa herë.

Nisur nga verifikimi në terren, vendosëm që deklaratën e Kryeministrit Rama, për përfundimin e 128 shtëpive individuale në Fushë Krujë brenda dy muajve, ta kategorizojmë “Të Pavërtetë”.

Lexo: Rindërtimi në Fushë-Krujë kthehet në “stafetë” afatesh të zvarritura

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img