BallinaPremtimeAsnjë pallat i përfunduar në Shijak, në përfundim të afateve të projektit

Asnjë pallat i përfunduar në Shijak, në përfundim të afateve të projektit

Në bashkinë e Shijakut, e treta në listën e përfituesve të fondeve për rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, afati për përfundimin e banesave kolektive ishte muaji qershor i këtij viti. Ky afat konfirmohet edhe në tabelën me të dhënat e kontratës së punimeve nga njësia zbatuese e projektit, Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Por nga verifikimi i Faktoje rezulton se rindërtimi i pallateve është ende larg përfundimit, ashtu sikurse edhe rindërtimi i shtëpive individuale në këtë bashki.


Në Bashkinë Shijak, po ndërtohen nga e para 18 pallate në lagjen Lugina, nga 30 të planifikuara në të gjithë territorin e kësaj bashkie.

                             Rindërtimi i njësive të Banimit (pallat), Shijak 17 qershor 2021

Tabela e punimeve vendoset në kantierin e punimeve në momentin e hapjes së tij, në një vend të dukshëm ku përfshihen të dhënat përkatëse sipas VKM nr. 894 të datës 4.11.2015.

Nisja e punimeve sipas informacionit në hyrje të kantierit, është në shkurti 2021 dhe përfundimi parashikohej brenda thuajse 5 muajsh, sipas tabelës me të dhënat e projektit.

Faktoje shkoi Shijak më 17 qershor, për të parë nga afër ecurinë e procesit të rindërtimit si për pallatet ashtu edhe për banesat individuale.

                  Lagjia “Lugina”, vendi ku do rindertohen pallatet e reja, Shijak, 17 qershor 2021

                       Lagjja “Lugina”, vendi ku do rindertohen pallatet e reja, Shijak, 17 qershor 2021

                   Lagjja “Lugina”, vendi ku do rindertohen pallatet e reja, Shijak, 17 qershor 2021

                        Lagjja “Lugina”, vendi ku do rindertohen pallatet e reja, Shijak, 17 qershor 2021

Edhe pse kanë kaluar thuajse 5 muaj nga nisja e punimeve, afati i përcaktuar në kontratë për përfundimin e projektit, ne konstatuam se punimet vijojnë ende dhe është e pamundur që pallatet të jenë gati edhe për disa kohë.

                        Lagjja “Lugina”, vendi ku do rindertohen pallatet e reja, Shijak, 17 qershor 2021

Më herët Faktoje i dërgoi një kërkesë për informacion, Bashkisë Shijak se në cilën fazë është procesi i rindërtimit të pallateve dhe kur pritet të përfundojë i gjithë procesi i rindërtimit të banesave kolektive.

                              Kërkesë për informacion drejtuar Bashkisë Shijak, 28 maj 2021

Sipas përgjigjes së bashkisë Shijak, përfundimi i afatit të projektit është atribut i njësisë zbatuese, FSHZH, ndaj institucioni i pushtetit vendor nuk mund të jepte një informacion shterues për pyetjet tona.

“Pallatet në Lagjen Lugina janë në fazë karabinaje dhe përfundimi i tyre është i përcaktuar në kontratën e nënshkruar nga Operatori Ekonomik dhe njësisë së Zbatimit, FSHZH.”- thuhet në përgjigjen e Bashkisë Shijak.

Përgjigje e Bashkisë Shijak, 16 qershor 2021

Edhe rindërtimi i shtëpive individuale në Bashkinë Shijak, proces i vonuar

Më 28 maj, ne iu drejtuam me një kërkesë për informacion FSHZH si njësi zbatuese për projektet e rindërtimit dhe sërish Bashkisë Shijak, këtë herë se në çfarë fazë është rindërtimi i banesave individuale në territorin e kësaj bashkie.

                            Kërkesë për informacion drejtuar Fondit Shqiptar të Zhvillimit, 28 maj 2021

Fondi Shqiptar i Zhvillimit mes të tjerash, na dha këtë informacion, i cili nuk jep një përgjigje shteruese për afatet e përfundimit, edhe pse afatet në tabelat e vendosura nëpër kantiere, kanë skaduar tashmë:

“Jemi në proces të përditësimit për listat e banesave të cilat mund të ndërtohen dhe banesat që do të jenë pjesë e grantit te Rindërtimit.

Deri më tani kemi përfunduar 374 banesa në Bashkine Shijak dhe Kavajë dhe po hartohen dosjet e përfundimit, si dhe kolaudimet për secilën banesë. I gjithë procesi është duke u rishqyrtuar nga ana jonë dhe e bashkive përkatëse.

                                   Përgjigje e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, 1 qeshor 2021

Ndërkohë Bashkia Shijak, ktheu këtë përgjigje:

“Në Bashkinë Shijak ka përfunduar loti i parë prej 567 banesa individuale. Loti i II prej 233 banesash, nga të cilat 65 % prej tyre kanë përfunduar dhe 35 % janë në proces përfundimi.”

                                              Përgjigje e Bashkisë Shijak, 11 qershor 2021

Nga vëzhgimi në terren sa i përket ecurisë së procesit të rindërtimit për shtëpitë individuale, konstatuam se ndërsa punimet për një pjesë të ndërtimeve ishin drejt përfundimit, për disa të tjera ato sapo kishin filluar. Punëtorët që gjetëm në terren na konfirmuan se duhen muaj deri në përfundimin e objekteve në rindërtim.

                                        Shtëpi në proces rindërtimi, Shijak 17 qershor 2021

                                          Shtëpi në proces rindërtimi, Shijak 17 qershor 2021

                                                Shtëpi në proces rindërtimi, Shijak 17 qershor 2021

                                          Shtëpi në proces rindërtimi, Shijak, 17 qershor 2021

“Për disa shtëpi, duhen një ose dy muaj që të mbarojnë, kjo në varësi të fuqisë punëtore, momentalisht jemi në fazat e para.”- tha për Faktoje një punëtor në Xhafzotajt, një nga zonat e Shijakut, në proces rindërtimi.

Faktoje më herët ka konstatuar zvarritje të punimeve, për realizimin e projektee të rindërtimit.

Lexo: Asnjë shtëpi gati për banim në njësinë Gjepalë të Shijakut

Vetëm 2 banesa të përfunduara në Shijak, nga 50 që premtoi kryebashkiaku Arbana

 

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img