.

.

BallinaProjekteNxitja e llogaridhënies së zyrtarëve të lartëNë Belsh ka ende fshatra pa qendra shëndetësore edhe pse u premtuan 5 vite më parë

Në Belsh ka ende fshatra pa qendra shëndetësore edhe pse u premtuan 5 vite më parë

Ndërtimi i qendrave shëndetësore në të gjithë fshatrat ku ato mungojnë, ishte ndër premtimet e kryetarit të Bashkisë Belsh, Arif Tafani gjatë fushatës elektorale të vitit 2015. Nga verifkimi që Faktoje bëri në terren rezulton se ky premtim nuk është përmbushur, pasi ka ende fshatra pa qendra shëndetësore.


Gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 21 qershorit 2015, në një intervistë për “Birn”, kryetari i Bashkisë Belsh, Arif Tafani premtoi ndërtimin e qendrave shëndetësore në të gjithë fshatrat ku ato mungonin.

I pyetur se cilat ndërhyrje planifikonte të ndërmerrte brenda vitit të pare të mandatit për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, godina arsimore apo shëndetësore në bashkinë e Belshit, Tafani u përgjigj: “Ndërtimi i qendrave shëndetësore në të gjithë fshatrat ku ato mungojnë.”

“Faktoje”, më 24 tetor pyeti në Bashkinë Belsh lidhur me investimet e kryera për ndërtimin e qendrave shëndetësore.

Kërkesë për informacion drejtuar Bashkisë Belsh

Nga Bashkia Belsh na u komunikua se në harkun kohor të 5 viteve janë ndërtuar 3 qendra shëndetësore, ndërsa 5 fshatra vijojnë të mos e kenë një të tillë.

Përgjigje nga Bashkia Belsh

“Faktoje”, ishte në fshatin Seferan të Bashkisë Belsh për të verifikuar në terren nëse ofrohej shërbimi në qendrën shëndetësore, por e gjeti atë të mbyllur.

Qendra shëndetësore është e re, nuk ka shumë u ndërtua. Nuk e ka bërë bashkia, por Estref GjoshiProblemi është se këtu është përcaktuar vetëm një infermier i cili vjen me ditë e thuajse nuk e gjen ndonjëherë aty” – i thaFaktojes, Vullnet Gjoshi, banor i fshatit Seferan.

lagjen Hysë Belshit, rreth 500 banorë ishin endenë pritje ndërtimit qendrës shëndetësore.

Qendra shëndetësore e vjetër ishte tejet e degraduar ndaj dhe u shemb. Kanë hapur vendin për ndërtimin e qendrës re, por deri tani nuk kanë nisur nga puna për ndërtimin e saj” – i thaFaktojes”, Majlinda Plaka, banore e lagjes Hysë Belsh.

Referuar dhënave nga relacioni i buxhetit afatmesëm 2019-2021 Bashkisë Belsh rezulton jenë parashikuar investime, kryesisht bujqësi apo turizëm, por nuk ka dhëna mbi investime për ndërtimin e qendrave shëndetësore.

Nga informacioni siguruam dhe verifikimi terren vendosëm , premtimin e kryetarit Bashkisë Belsh, Arif Tafani se deri vitin 2019 do ishin ndërtuar qendrat shëndetësore gjitha fshtrat ku ato mungonin, ta kategorizojmë si premtim pambajtur.

“Faktoje”, e mbështetur nga National Endowment Democracy (NED) po monitoron 10 bashki në vend, dhe po verifikon nëse janë mbajtur ose jo premtimet e dhëna nga kryebashkiakët.

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img