BallinaFaktometerGjysmë e vërtetëBorxhi Publik, Erion Braçe: Në 100 lekë, 68 i kemi borxh

Borxhi Publik, Erion Braçe: Në 100 lekë, 68 i kemi borxh

INVA HASANALIAJ

‘’1 trilionë e 138 miliardë lekë, kjo është shuma totale e borxhit publik që Shqipëria mblodhi për vitin 2018. Me plus apo me minus, rreth kësaj shifre është vërtitur borxhi përgjatë katër viteve të fundit në vendin tonë. Mesatarisht çdo shqiptari i takon një borxh prej 396,300 lekësh nga totali i asaj çfarë është shkruar më sipër.

Nëse duam ta thjeshtojmë akoma më shumë, mund të shprehemi edhe ndryshe. Për çdo 100 lekë që mbajmë në dorë, 68 lekë i kemi borxh’’.

Këtë deklaratë sigurisht nuk e dhamë ne por ajo u artikulua nga Zëvendës kryeministri Erion Braçe, i ftuar në një prej emisioneve televizive ku u pyet edhe për borxhin publik të Shqipërisë.

“Në 100 lekë, 68 i kemi borxh”- theksoi Braçe kur u pyet nga moderatori Adi Krasta në lidhje me këtë temë.

Kjo tematikë nuk është përmendur vetëm nga numri dy i qeverisë por edhe nga politikanë të tjerë e zyrtarë të lartë në vend. Për të kuptuar më mirë se cila është shifra reale e borxhit publik të Shqipërisë, “Faktoje” komunikoi me Ministrinë e Financave për tu njohur me të dhënat mbi borxhin publik të Shqipërisë për 2018-en.

Sipas të dhënave rezulton se borxhi publik në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto është 69.1%

Zv/kryeministri e thjeshtoi deklatarën duke folur në lekë, pra sipas tij, nëse secili prej nesh në 100 lekë 68 prej tyre i ka borxh. Thënë ndryshe, në 100% të vlerës, 68% janë borxh.

Kjo deklaratë e ballafaquar me të dhënat e vëna në dispozicion nga Ministria e Financave për vitin 2018 borxhi llogaritet të jetë 69.1%), rezulton me një diferencë prej 1.1%.

E thënë në përqindje diferenca është relativisht e vogël, por kjo vlerë e përkthyer në para, rezulton me një diferencë të konsiderueshme. Sipas përllogaritjeve që Faktoje kreu, 1.1% e shumës totale të borxhit (1 trilionë e 138 miliardë lekë) rezulton të jetë 12.5 miliardë lekë.

Numri dy i qeverisë është i saktë kur flet për shumën totale të borxhit publik, gjithashtu edhe për mesataren e borxhit për frymë. Por sipas llogaritjeve dhe ballafaqimit me të dhënat e Ministrisë së Financave, rezulton që në 100 lekë të mos kemi borxh 68 lekë, por 69.1 lekë.

Nisur nga këto të dhëna deklaratën e Zv.kryeministrit do ta kategorizojmë si Gjysmë të Vërtetë

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img