BallinaFaktometerE PavërtetëEdmond Spaho: Jemi vendi me më shumë azilantë në Europë, me perjashtim të Sirisë

Edmond Spaho: Jemi vendi me më shumë azilantë në Europë, me perjashtim të Sirisë

KLEVIS PALOKA

“Sot jemi vendi me më shumë azilantë në Europë, me perjashtim të Sirisë që ka luftë”, kështu deklaroi në seancën e 31 janarit, ish-deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho.

Duke u nisur nga kjo deklaratë e Spahos, “ Faktoje” vendosi të kontaktonte me Eurostat-in, institucion i Komisionit të Europës që merret me të dhënat mbi numrin e azilkërkuesve në Europë.

Sipas raportit të publikuar në 14 mars nga Eurostat, Shqipëria renditet e nënta në botë për numrin e azilkërkuesve në Europë, me një numër prej 19.025 personash që kanë kërkuar azil në këtë kontinent. Përpara shqiptarëve renditen: Venezuela, Turqia, Nigeria, Irani, Pakistani, Iraku, Afganistani dhe vendin e parë e zë Siria.

Duke qenë se Shqipëria nuk ndodhet në renditje si vendi me më shumë azilantë në Europë pas Sirisë, siç ka deklaruar ish-deputeti i PD-së, por ka përpara saj edhe shtatë vende të tjera, madje edhe një shtet europian siç është Turqia, deklaratën e Spahos do ta kategorizojmë GËNJESHTËR.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img