.

.

BallinaProjekteNxitja e llogaridhënies së zyrtarëve të lartëArif Tafani: Të gjitha kopshtet dhe shkollat në Belsh do të rikonstruktohen

Arif Tafani: Të gjitha kopshtet dhe shkollat në Belsh do të rikonstruktohen

Në fushatën zgjedhore, në qershor të vitit të kaluar, kryetari i Bashkisë Belsh, Arif Tafani, duke kërkuar mandatin e radhës premtoi se do rikonstruktoheshin të gjitha shkollat dhe kopshtet. Nga verifikimit që “Faktoje” bëri në terren, konstatoi një situatë të rënduar në një nga kopshtet publikë, edhe pse shpenzimet për arsimin parashkollor në këtë bashki për vitin 2019 ishin disa fish më të larta në krahasim me vitet e mëparshme.


Kopshtet edhe shkollat do të rikonstruktohen të gjitha. Tashmë i kemi projektet gati”, – premtoi më 6 qershor 2019, kryetar i Bashkisë së Belshit, Arif Tafani

Më 24 tetor 2020, “Faktoje” pyeti në Bashkinë Belsh në lidhje me projektet e zbatura për sa i përket rikonstruksionit të kopshteve dhe shkollave në 5 vitet e fundit.

Kërkesë për informacion drejtuar Bashkisë Belsh

Nga Bashkia Belsh na u komunikua se në 5 vitet e fundit janë rikonstruktuar 2 shkolla dhe 1 kopsht dhe janë kryer ndëryrje me karakter hidroizolues në dy shkolla të tjera.

Bashkia Belsh, e njohur si e tillë pas Reformës Administrative Territoriale të vitit 2015, me rreth 19,500 banorë numëron 7 kopshte për fëmijë, 16 shkolla 9-vjeçare dhe 3 shkolla të mesme.

Përgjigje nga Bashkia Belsh

Më 24 tetor, “Faktoje” ishte në Belsh me qëllim verifikimin në terren të premtimit të kryebashkiakut Tafani për rikonstruktimin e shkollave dhe kopshteve në qytet dhe fshatra.

“Kjo ka qenë shkollë, por duke qenë se nga viti në vit po ulej numri i nxënësve, u mbyll dhe fëmijët tani shkojnë te shkolla 9-vjeçare në Belsh. Në kopsht janë 14 fëmijë dhe jam vetëm unë si edukatore” – i tha “Faktojes”, A.P., edukatore në kopshtin publik Hysë.

Kopshti Hysë në Belsh

Kopshti Hysë ishte në kushte jashtë çdo standardi higjienik.

Tualelet e kopshit publik, Hysë

“Fëmijët në tualet i shoqëroj unë. Gjendja është siç e shihni!” – i tha “Faktojes” edukatorja e kopshtit Hysë.

Edukatorja A.P., teksa shoqëron fëmijët në tualetet e kopshit

Edhe pamjet brenda kopshtin dëshmojnë se nuk ka pasur ndonjë rikonstruksion.

Kopshti publik Hysë në Belsh
Kopshti publik Hysë në Belsh

Sikur të mos mjaftonte infrastruktura e rënduar, kopshti shërbente edhe si strehim për 55-vjeçarin Besim Hysa.

Besim Hysa i strehuar në godinën ku ndodhet edhe kopshti publik Hysë

“Këtu më strehoi kryetari i Bashkisë Belsh, Arif Tafani. Unë nuk kam shtëpi e kështu që më çuan këtu. Gruan dhe fëmijët i kam në Greqi. Kam kërkuar disa herë të më strehojnë diku tjetër se këtu nuk kam fort dëshirë. Edhe ata janë fëmijë të vegjël e sikur nuk shkon që unë të jetoj aty ku ata mësojnë” – i tha “Faktojes”, 55-vjeçari Hysa.

Besim Hysa i strehuar në të njëjtën ndërtesë ku ndodhet edhe kopshti publik Hysë

Referuar të dhënave nga Ministria e Financave për vitet 2017,2018 dhe 2019, bashkia Belsh ka rritur shpenzimet për arsimin parashkollor, fillor  dhe atë të mesëm.

Shpenzimet e Bashkisë Belsh, burimi: Financat vendore

Ndonëse shpenzimet në arsim në Bashkinë Belsh patën rritje, të paktën në kopshtin publik Hysë nuk ishte kryer ndonjë ndërhyrje për rikonstruksion.

Premtimin e kryetarit të Bashkisë Belsh, Arif Tafani lidhur me rikonstruksionin e të gjitha shkollave dhe kopshteve, deri në këtë moment do e kategorizojmë si premtim të pambajtur.

“Faktoje”, e mbështetur nga National Endowment Democracy (NED) po monitoron 10 bashki në vend, dhe po verifikon nëse janë mbajtur ose jo premtimet e dhëna nga kryebashkiakët.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img