Thuaji po dashurisë, jo gjuhës së urrejtjes

Zëri ynë

Ata janë 8 të rinj… Rrugëtimin e tyre në jetë nuk e kanë patur gjithmonë të lehtë, por kanë ditur të përballen me sfidat me dinjitet.
Sfidat e tyre janë të njëjta më ato që sot po përballet rinia shqiptare. Problematika të nxitura nga paragjykimi, dezinformimi, diskriminimi dhe që shprehen me gjuhë urrejtje.

Ata 8 të rinj shqiptarë, janë unikë, por që bashkë i bëjnë katër elemente thelbësore

1. Ata kanë besim,
Dhe ky besim i ka dhënë forcë për të ndarë me publikun historinë e tyre…
2. Ata kanë një zë, 
Zëri i tyre është ai i brezit të ri të gazetarëve dhe aktivistëve 
3. Ata duan gjithëpërfshirje,
Përmes historive të tyre ata advokojnë për çështje që lidhen me arsimimin, aftësite e kufizuar, diskriminimin ndaj personave LGBTQIA+ dhe atë komunitetit rom
ATA KANË NJË MESAZH 

Thuaji po dashurisë, jo gjuhës së urrejtjes

Mikel Shanini - Gazetari përtej sfidave

Mikeli është 21 vjeç dhe pas një temperature të lartë në moshë të vogël, ai ka vështirësi në shikim dhe në artikulim, por kjo nuk e ka penguar aspakt që të sfidojë veten dhe të tjerët. Ai studion në vitin e dytë për gazetari dhe nesër ëndërron të jetë një zë, edhe për shumë të tjerë që e kanë të pamundur…
“Gazetaria ka qenë ëndrra ime që prej fillimit. Por, kjo dëshirë e imja, u kthye në objekt talljeje mes shumë bashkëmoshatarëve në shkollë, të cilët më kujtonin se mungesa e disa aftësive fizike nuk më bënin të përshtatshëm për këtë profesion”- thotë ai.
Aftësia e kufizuar ka qenë jo pak herë arsyeja që ai të etiketohet me gjuhë urrjetje, gjatë viteve të dhe edukimit.
“Ky qorri, erdhi prapë ky..” Një fjali që e kam dëgjuar dhe më ka lënduar shumë”- thotë Mikeli. 

“Fjala ka peshë, kujdes kur e përdor atë” është mesazhi i Mikelit.

Vitet kanë kaluar dhe ai është rritur, por diskriminimi e ka shoqëruar edhe në fakultet, aty ku Mikeli dhe brezi i ri i gazetarëve, po mësojnë për “peshën” dhe rëndësinë e fjalës. 
“Dëgjoj fjalë që thuhen ndaj meje, shoh sjellje, vështrime, të cilat disa përpiqen t’i fshehin, por unë arrij t’i kuptoj, pasi nuk janë të huaja për mua.”
Në një auditor të madh mes shumë studentëve, Mikeli ka arritur të krijojë grupin e tij të vogël shoqëror, që janë një mbështjetje e madhe. Eri dhe Gjino, dy vajza me të cilat kalon një pjesë të mirë të kohës në leksione.  
Tashmë sfida e radhës për 21 vjeçarin është punësimi…  Këtu Mikeli ndien se ka ende nevojë të fuqizohet, të mbështetet me politika gjithëpërfshirëse për t’u bërë një profesionist. 
“Fjala ka peshë, kujdes kur e përdor atë” është mesazhi i Mikelit.

Eriselda Mikeli dhe Evegjeni Gjoka – Dy miket besnike

Eriselda Mikelin dhe Evegjeni Gjokën i bën bashkë jo vetëm zgjedhja për të studiuar gazetari, por dhe mbështetja pa kushte për mikun e tyre Mikelin, djali me aftësi të kufizara.
Vajzat janë miket e tij më të mira në orët e leksioneve dhe seminarave, por dhe jashtë mureve të shkollës.
Ato janë aty kur ai përballet me sfidat, paragjykimin dhe me gjuhën e urrjetjes.
“Disa komente brutale që të prekin m’u në zemër. Të tilla i dëgjojmë jo radhë edhe në Fakultet. “ Këtë e mbajnë me hatër”, “Ai s’di të komunikojë, se ka vendin këtu”, janë disa prej tyre”- na rrëfen Eri.
Evgjenia, ose Gjino siç e thërrasin dhe miqtë, tregon se një anë të padukshme të sfidës së Mikelit.
Ai i ka rrëfyer në kofidencë që shumë nga studentët që flasin të parët kur debatohet për gjuhën e urrjetjes dhe bullizmin, i ka dëgjuar që përdorin fjalë ofenduese ndaj tij.

“Çdokush nga ne në jetën e tij ka nevojë për një person që nuk dorëzohet lehtë, sepse nga guximi i atij personit edhe ti mund të marrësh shumë mësime. Mos e përdor fjalën për të lënduar dikë” – është mesazhi i tyre. 

“Ata japin mendime “boshe” se si duhet ta ndalojnë këtë fenomen, edhe pse janë të parët që e bëjnë”- shprehet Gjino.
Vajzat pranojnë se miqësia me Mikelin po u jep të dyjave një leksion të madh, si të jenë qenie njerëze më të mirë. 
 “Çdokush nga ne në jetën e tij ka nevojë për një person që nuk dorëzohet lehtë, sepse nga guximi i atij personit edhe ti mund të marrësh shumë mësime. Mos e përdor fjalën për të lënduar dikë” – është mesazhi i tyre.

Olsi Sherifi – Zëri i pamposhtur

Olsi është i diplomar për gazetari dhe përkushtimi i tij ndaj profesionit e ka lidhur pashmangërisht me luftën ndaj steriotipeve dhe gjuhës së urrjetjes. 

Gjatë viteve, gazetari jo vetëm që ka raportuar lajmet që prekin komunitetin Rom, por ka marrë pjesë në mënyrë aktive në shumë tryeza ku janë diskutuar çështjet e pakicës rome. 

Gazetari e mori përsipër të krijonte një hapësirë për njerëzit e tij duke përgatitur lajmet në gjuhën rom dhe, me angazhimin e tij, ka siguruar që ky zë jo vetëm të dëgjohet, por edhe të përforcohet në mbarë vendin. 

 

“Përpjekjet e mia kanë ndezur biseda, kanë sfiduar stereotipet dhe kanë nxitur mirëkuptimin mes shikuesve”- na thotë ai.

“SSot, në epokën dixhitale, lajmet transmetohen pavarësisht vendndodhjes. Pavarësisht nëse jam në sallat e zhurmshme të një aeroporti, zyra të ndryshme, vende të zakonshme, jam gjithmonë shumë fleksibël për të lexuar lajmet dhe për t’ia dërguar kolegëve të audios dhe montazhit.”, – na thotë Olsi.

Për Olsin ekziston një betejë kundër gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit, me të cilin përballet komuniteti Rom, është ajo në platformat sociale. 

“Përpjekjet e mia kanë ndezur biseda, kanë sfiduar stereotipet dhe kanë nxitur mirëkuptimin mes shikuesve”, – na thotë ai.

“Mos u dorëzoni”- është mesazhi i Olsit për të rinjtë.

 

Fatma Banka- Kurajo për ëndrra të mëdha

Endrrat nuk kanë kohë… Këtë më mirë se të gjithë e di Fatma Banka, 37-vjeçarja nga Elbasani që e takojmë sot si studente gazetarie në vitin e dytë, në Universitetin i Tiranës. 

Ajo është një personazh jo konformist, që shpesh e ka të vështirë që t’i përshtatet mendimin të masës, por kjo gjithmonë ka ardhur me çmim për Fatmën.
Me gjuhën e urrjetjes është ndeshur vazhdimisht, herë nën zë dhe herë me zë të lartë, për shkak se të tjerët mendonin se ajo nuk e kishte vendin aty.
“U bërë ti 35 vjeç për shkollë” ka qenë një nga ofendimet më të shpeshta që merrte.

“Duhet të flisni mirë, të ndihmoni njëri-tjetrin, vetëm kështu do të rritemi dhe do të ecim përpara pa urrejtje.”- është mesazhi i saj.

Tani kur i rikujton këto ngjarje, Fatma reflekton edhe për reagimin e saj, ndoshta do të kishte qenë mirë që të ishte me indiferente.
“Injorancën, sharjet nuk i devijoja dot në mënyrën më të duhur, duke qenë indiferente, por aty në momentin që ngacmonin ktheja përgjigje në të njëjtën mënyrë, siç është edhe shprehja. Ua ktheja me të njëjtën monedhë! Impulsiviteti e mund racionalen dhe nuk pyet për humbjen e qetësisë, por nuk mundesha dhe nuk mund akoma të veproj ndryshe, jam akoma kështu” – shprehet ajo.
Kurajo është një cilësi që Fatma e ka patur gjithmonë. Kurajo për të vënë drejtësinë dhe, atëherë kur ajo mungonte. Gjatë shkollës së mesme, ka patur një episod ku gjuha e urrejtjes është shdërruar një agresion fizik. Fatma i shkoi problemit deri në fund, duke e denocuar atë në polici. Veç policisë Fatma gjeti mbështetje dhe tek poezitë që krijonte dhe publikoi librin e saj të parë.
Sot Fatma kërkon që zëri saj të dëgjohet fort. 
Ajo e ndan jetën mes studimeve për gazetari dhe krijimeve poetike. 
 “Duhet të flisni mirë, të ndihmoni njëri-tjetrin, vetëm kështu do të rritemi dhe do të ecim përpara pa urrejtje.”- është mesazhi i saj.

Xhenson Çela – Kur arti i shërben kauzës

Xhenson Çela është i ri i fisëm, një djalë i artikuluar që gjatë bisedës i zgjedh fjalët me eurodicion. Xhenson është jurist në profesion, por ushqen një shpirt artisti dhe është pjestar aktiv i komunitetit rom. Si një zë i aktiv i çështjeve rinore, po edhe atyre që kanë lidhje me komunitetin që përfaqëson, Xhenson pranon se gjuha e urrjetjes është ndezur sidomos me përdorimin e teknologjisë dhe rrjeteve sociale.
“Rrjetet sociale i kanë dhënë hapësirë publike çdo njeriu të mundshëm dhe kemi parë se sa shumë keq po përdoren rrjetet sociale dhe për të shpërndarë gjuhën e urrjetjes. Komentojnë pa doreza, përmendin Hitlerin, luftën e dytë botërore… që të them të drejtën është e tmerrshme”, -thotë Xhenson.
Teksa flet për situatën me gjuhën e përdorur në rrjetet sociale, Xhenson gjen mundësinë për të përmirësuar situatën.

“Nga njëra është dhe pozitive, sepse kupton se cili është opinion i shoqërisë, madje mund të nxjerrësh disa statistika nga çfarë “tipologjie” apo “profili” vijnë këto komente. Për këtë mund të merren dhe masa që komentuesit të cilët, përdorin gjuhën e urrjetjes të mund të targetohen me politika. Mund të bëhen më shumë fushata ndërgjegjëzimi, aty ku është më shumë nevoja”- sygjeron ai.

Teksa flet për situatën me gjuhën e përdorur në rrjetet sociale, Xhenson gjen mundësinë për të përmirësuar situatën. 
 “Nga njëra është dhe pozitive, sepse kupton se cili është opinion i shoqërisë, madje mund të nxjerrësh disa statistika nga çfarë “tipologjie” apo “profili” vijnë këto komente. Për këtë mund të merren dhe masa që komentuesit të cilët, përdorin gjuhën e urrjetjes të mund të targetohen me politika. Mund të bëhen më shumë fushata ndërgjegjëzimi, aty ku është më shumë nevoja”- sygjeron ai. 
I riu pranon se krijimi i streriotipeve në media është një rrezik i madh, ndaj duhet shumë kujdes. Raste të tilla janë dhe krijimet artistike si filmat, këngëve, që pasqyrojnë skena nga jeta e komunitetit rom.
Për të bërë aktivizëm dhe për të luftuar diskriminimin dhe gjuhën e urrejtjes, ai ka zgjdhur një gjini artistike si novela grafike. Një pasion i hershëm me këtë lloj gjinie letrare, sa letërsi aq edhe art dhe që i jep mundësi që të jetë i lexueshëm nga të gjitha moshat.
 “E kam parë në planin për të dokumentuar disa ngjarje të ndryshme në një formë që t’i rezitoj dhe kohës. Kam dashur të ndërgjegjëzoj një pjesë të konsiderueshme të popullatës, jo vetëm me infomacion, por dhe për ta vizualizuar dhe kjo është më e lehtë për imagjinatën e lexuesit”– na shpjegon Xhenson.
Deri më sot, i riu ka shkruar dy novela grafike, ku tematikat janë të lidhura me të drejtat dhe liritë e njeriut dhe me gjuhën e urrjtjes dhe tolerancën, ku personazhet janë anëtarë të komunitetit rom.

Anita Tërshalla – Kur “peshën” e fjalës e vendos ti

Vite më parë Anita, nuk e dinte se një ditë historia e saj personale mund të ishte një zë i fortë për të thënë një të vërtetë, që prek shumë djem dhe vajzave. Të rinjt shqiptarë, që njëlloj si ajo, janë tallur apo janë vënë në lojë për shkak të një problemi shëndetësor.

Sot, 19 vjeçarja nga fshati Shtiqën i Kukësit është në vitin e dytë të studimeve për Gazetari dhe Komunikim. Ajo është shpërngulur në Tiranë për të vazhduar studimet, në një nga konviktet pranë shkollës. 
Sot, ndryshe nga dje, ajo e kupton fare mirë se “peshë” e fjalëve që i thuhen, e vendos ajo.
“Që e vogël kam qenë goxha alergjike. Kur koha ndryshon, ndodh që faqet më skuqen shumë dhe jo pak herë të tjerët janë tallur me këtë. Disa më kërkonin të vizitohesha, madje të tjerë nuk qëndronin me mua, sepse mendonin që mund të kisha një sëmundje ngjitëse”- tregon ajo.
 

“Nuk duket ta shikosh veten përmes syve të të tjerëve.”

Anita ndan me besim historinë e saj duke menduar se shumë të tjerë, mund të kenë të njëjtin problem, ku për shkak të një problemi shëndetësor ata vihen në lojë, etiketohen, madje dhe ndonjëherë bëhen dhe “meme” në rrjetet sociale. Këtu, gjuha e urrjetjes merr të tjera kuptime, batutat e “pafajshme” marrin trajtën e paragjykimeve dhe ofendimeve.
“Fokusohu tek qëllimet e tua, qëndro pranë atyre që të bëjnë të ndihesh mirë e të vlerësojnë ashtu siç je, përtej asaj çfarë dukesh”- na thotë Anita.
Veç këshillave ajo ndan me ne mesazhin: 
“Nuk duket ta shikosh veten përmes syve të të tjerëve.”
Fotografia nga Alejandra Laguna

David Cuka – Zëri dhe fotografia përtej gjinisë

David Cuka është fotograf dokumentues dhe i pari djalë transgjinor në Shqipëri. Prej vitit 2016

përmes punës së tij fotografike, u jep zë të drejtave të njeriut dhe është një ndër zërat me aktiv për komunitetin transgjinor dhe komunitetin LGBTQ+.  
Si krijues i projektit “999 portrete” Davidi përmes takimit dhe fotografimit të më shumë se 1 mijë individë të ndryshme ka arritur të nxjerrë një tablo dhe dokumentim të shqiptarëve të kohës që jetojmë.
“Të qenit artist në Shqipëri është shumë e vështirë, por të jesh dhe artist/fotograf transgjinor është pothuajse e pamundur. Që pas daljes sime të hapur publike si person transgjinor, jeta ime ka ndryshuar rrënjësisht”- na tregon Davidi.

“Njerëzit shpesh herë mendojnë që zëri ynë nuk është i fuqishëm. Për mua, edhe kur jemi vetëm një zëri është një ndër gjërat më të rëndësishmet që kemi në jetë. Zë për të mbrojtur veten, zë për të ulëritur të vërtetën tonë, zë për të treguar dhunën për shumë grupe të tjera jo të favorizuara, që detyrohen të jetojnë një jetë ku duhet të luftojnë për të drejta bazike dhe jetësore”- është mesazhi i tij.

Ai ndalet veçanërisht tek gjuha e urrejtjes më të cilën është përballur,  e cila është e pranishme qoftë në internet, por dhe ka përshkallëzuar dhe me sulme fizike. 
Pavarësisht gjithë sfidave dhe kërcënimeve për arsyen e vetme se është transgjinor, Davidi pranon se ai do vijojë të përpiqet dhe të flasë hapur.
“Njerëzit shpesh herë mendojnë që zëri ynë nuk është i fuqishëm. Për mua, edhe kur jemi vetëm një zëri është një ndër gjërat më të rëndësishmet që kemi në jetë. Zë për të mbrojtur veten, zë për të ulëritur të vërtetën tonë, zë për të treguar dhunën për shumë grupe të tjera jo të favorizuara, që detyrohen të jetojnë një jetë ku duhet të luftojnë për të drejta bazike dhe jetësore”- është mesazhi i tij.

*Kjo foto-ese është realizuar si pjesë e projektit “Thuaj po dashurisë, jo gjuhës së urrejtjes”, që mbështetet financiarisht nga iniciativa rajonale e Agjencive të Kombeve të Bashkuara “Të rinjtë për përfshirje, barazi dhe besim”, e cila financohet nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Paqen. Në Shqipëri kjo iniciativë zbatohet nga zyrat lokale të UNFPA dhe UNDP.