.

.

BallinaBurokraciVonesa, mosrealizime dhe mungesë tranparence me procesin e rindërtimit

Vonesa, mosrealizime dhe mungesë tranparence me procesin e rindërtimit

Veç vonesave në mosrealizimin e punimeve, sipas parashikimeve dhe premtimeve, procesi i rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 po shoqërohet edhe nga mungesa e transaparencës. Ministria e Finanacave dhe Ekonomisë nuk i dha përgjigje një kërkese për informacion të dërguar nga “Faktoje” në lidhje me fondet e disbursuara për “rindërtimin”.


Më 17 shkurt të vitit 2020, në Konferencën e Donatorëve, e cila u mbajt në Bruksel me qëllim mbledhjen e financimeve për rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, Qeveria siguroi parimisht një shumë prej 1,1 miliardë eurosh. Kjo shumë, e cila përllogaritej e mjaftueshme në bazë të vlerësimeve të dëmeve, jepej pjesërisht në formë donacionesh dhe pjesërisht si hua.

Sipas të dhënave të publikuara në profilin e tij në rrjetet sociale, të kryeministri Edi Rama, rezultoi se nga Konferenca e Donatorëve u përftuan 300 milionë euro në formë grantesh dhe rreth 850 milionë euro në formë kredie të butë.

“Faktoje”, më 11 nëntor, me anë të një kërkese për informacion pyeti në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë lidhur fondet e disbursuara nga Konferenca e Donatorëve.

Kërkesë për informacion drejtuar Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë

Kërkesa për informacion drejtuar Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë ishte u dërgua pas zvarritjes së vazhdueshme të kthimit të përgjigjeve nga Ministria e Rindërtimit.

Po ashtu, edhe Ministria e Finacave dhe Ekonomisë, përtej afateve kohore, në kundërshtim me legjislacionin nuk dha një përgjigje për pyetjet që “Faktoje” i drejtoi.

Fondi Monetar Ndërkombëtar në një raport të publikuar në fundin e muajit nëntor, kërkoi nga Qeveria e Shqipërisë të ishte transpante në lidhje me financat e parashikuara për procesin e rindërtimit.

“Fondet e rindërtimit pas tërmetit duhet të jenë subjekt i kontrolleve të përshtatshme të menaxhimit publik financiar, përfshirë planifikimin përmes proceseve buxhetore. Është e rëndësishme të sigurohet prokurimi i duhur, mbikëqyrje e fortë, monitorim i përshtatshëm dhe raportim në kohë si dhe auditime të pavarura pas zbatimit” – thuhej në raportin e FMN-së.

Në raportin e pak ditëve më parë, FMN thekson gjithashtu se marzhi i realizimit në raport me parashikimet në procesin e rindërtimit është tejet i ulët.

“Shpenzimet totale u rritën me 5.5 për qind me bazë vjetore, po janë të nënrealizuara në krahasim me planin e buxhetit. Ky nënrealizim është veçanërisht i dukshëm për rindërtimin pas tërmetit, me shpenzimet që në shtator ishin vetëm 8 për qind të planifikimit buxhetor vjetor” – dikton raporti i FMN-së.

“Faktoje”, në mënyrë të vazhdueshme ka publikuar artikuj për mungesën e transparencës nga institucionet e “vijë së parë”, siç është Ministria e Rindërtimit apo edhe nga ajo e Financave dhe Ekonomisë.

Artikullin e publikuar do e kategorizojmë si “Burokraci”, për shkak të refuzimit të institucionit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për t’i dhënë përgjgije, pyetjeve me interes publik duke thyer kështu ligjin “Për të drejtën e Informimit”.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img