.

.

BallinaProjekteNxitja e llogaridhënies së zyrtarëve të lartëUjë i pijshëm dhe kanalizimet, problemet që nuk marrin zgjidhje prej më shumë se 3 dekadash në Pustec

Ujë i pijshëm dhe kanalizimet, problemet që nuk marrin zgjidhje prej më shumë se 3 dekadash në Pustec

Më shumë se 5 mijë banorë në nëntë fshatra në Pustec, prej më shumë se 30 vitesh vuajnë nga mungesa e ujit të pijshëm dhe kanalizimit. I pranuar edhe si një ndër problemet më të mëdha për këtë komunitet edhe nga kryebashkiaku Kolefski, zgjidhja për këto dy probleme duket ende larg.


Furnizimi me ujë të pijshëm është një ndër problemet më të mëdha për komunitetin tonë. Kanalizimet mungojnë në pothuajse të gjitha fshatrat e bashkisëpranoi më 16 qershor 2019 Pali Kolevski, aktualisht kryetar i Bashkisë Pustec.

Kolevski garantoi se në një kohë shumë të shkurtër do zgjidheshin problemet e ujit të pijshëm dhe kanalizimet, si dy nga përparësitë e programit të tij.

“Faktoje”, përmes një kërkese për informacion në muajin korrik 2020, pyeti në Bashkinë Pustec lidhur me furnizimin me ujë të pijshëm dhe kanalizimet e ujrave të zeza në 9 fshatrat e Bashkisë Pustec.

Kërkesë për informacion drejtuar Bashkisë Pustec

Në Bashkinë Pustec, vetëm 3 fshatra kanë 24 orë ujë të pijshëm. Dy fshatra kanë çezmë publike me nga 3 orë në ditë, ndërsa 4 fshatra nuk kanë ujë të pijshëm, nga 9 fshatra që ka bashkia në total – thuhet në përgjigjen e Bashkisë Pustec.

Edhe për sa i përket kanalizimeve të ujrave të zeza, Bashkia Pustec konfirmoi se situata vijon të jetë e pandryshuar.

Me rrjet kanalizimi, momentalisht janë vetëm 2 fshatra. Për fshatrat e tjerë jemi në fazën e diskutimit me studio private – thuhet në përgjigjen e Bashkisë Pustec.

Në muajin shtator të këtij viti, “Faktoje” ishte në Pustec, në të nëntë fshatrat e kësaj bashkie, për të vëzhguar situatën në lidhje me furnizimin e ujit të pijshëm si dhe kanalizimet e ujrave të zeza.

Liqenin e kemi buzë fshatit, po ujë nuk kemi. Ç’të them më! Shumica, për të mos thënë të gjithë banorët, e kanë zgjidhur problemin e ujit të pijshëm përmes puseve. Ca i kanë në shtëpi e një pjesë në kodër – i tha “Faktojes” një banor i Zaroshkës.

Banor në Zaroshkë, Pustec

Faktoje” shkoi edhe në kodrën ku ndodheshin puset e ujit, nga ku dallohej qartë rreziku që ato përbënin për shkak të mungesës së sigurisë minimale.

Puse të ujit të pijshëm në Zaroshkë, Pustec
Puse të ujit të pijshëm në Zaroshkë, Pustec

Problemi i ujit të pijshëm, përveç familjeve, dëmton edhe bizneset, të cilat e kishin zgjidhur atë sërish përmes hapjes së puseve.

Pus uji në një hotel në Zaroshkë, Pustec

Mungesa e kanalizimeve për ujërat e zeza, është një tjetër problem i trashëguar, që nuk po merr zgjidhje.

Shumica e banorëve kanë gropa septike. Ka edhe nga ata që përmes tubacioneve i  derdhin ato në liqen– i tha “Faktojes” një banor i Gollomboçit.

Fshati Gollomboç, Bashkia Pustec

Referuar buxhetit të vitit 2020 të Bashkisë Pustec, për sektorin “ujësjellës dhe kanalizime” është akorduar një fond me vlerë 2,5 milionë lekë. Referuar një viti më parë, buxheti për ujësjellës dhe kanalizime për vitin 2020 është gati asa gjysma e vitit 2019, në të cilin u akorduan 4,016,490 lekë për këtë sektor.

Premtimin e kryetarit të Bashkisë Pustec, Pali Kolefski, pas përgjigjeve zyrtare si dhe vëzhgimit në terren do e kategorizojmë si “Të pambajtuar”.

* “Faktoje”, e mbeshtetur nga National Endowment Democracy (NED) po monitoron 10 bashki në vend, dhe po verifikon nëse janë mbajtur ose jo premtimet e dhëna nga kryebashkiakët.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img