BallinaFaktometerE PavërtetëHapja e themeleve tek lagjia "5 Maji" po zvarritet, ende nuk janë pastruar inertet

Hapja e themeleve tek lagjia “5 Maji” po zvarritet, ende nuk janë pastruar inertet

Zona e “5 maji”-t është trumpetuar vazhdimisht si njëra prej atyre që do të rilindë nga procesi i rindërtimit, duke u kthyer në një qendër të re të kryeqytetit. Projekti që parashikon strehimin e 11 mijë banorëve, ishte lajmëruar nga ministri Ahmetaj se do të fillonte me hedhjen e themeleve të pallateve që më 10-15 tetor. 3 javë nga skadimi i këtij afati, gjendja në terren dëshmon se ky proces po vonohet.


Më 24 shtator, ministri Ahmetaj i ftuar në “Real Story”, dha afate konkrete për fillimin e hedhjes së themeleve të pallateve me gjithsej 800 apartamente, tek lagjja “5 maji” ne kryeqytet.

“Ua them qytetarëve të Tiranës që në datën 10-15 tetor maksimumi fillojnë themelet e pallateve tek ‘5 maji’. Nga data e nesërme e deri në datën 10 tetor do të fillojë prishja dhe pastrimi i inerteve tek 5 maji”.

Më datë 16 tetor, një ditë pas përfundimit të afatit, kreu i bashkisë Tiranë, njësia përgjegjëse e zbatimit brenda territorit të kësaj bashkie, dha një përditësim të ri, duke shtyrë afatin e vendosur nga ministri i Rindërtimit:

“Për 10 ditë fillojnë themelet tek ‘5 maji’ për 9 pallate aty”.

Në përfundim të 10 ditëve nuk pati asnjë komunikim tjetër për hapjen e themeleve tek zona e “5 majit”.

Më 30 tetor, kryeministri Edi Rama lajmëroi në faqen e tij në Facebook, hapjen e kantierit të parë për një nga lagjet e reja të Tiranës, pasi inspektoi zonën në shoqërinë e kryebashkiakut Veliaj dhe ministrit Ahmetaj.

“Praktikisht sot ka filluar puna vetëm për pastrimin. Do vijojmë pastaj me hapjen e themeleve” – u shpreh kreu i Bashkisë Tiranë gjatë këtij inspektimi.

Situata tek “5 maji” më 30 tetor

Situata tek “5 maji” më 30 tetor

Po atë ditë ministri Ahmetaj, dha hollësi të reja mbi projektin duke theksuar se “5 maji” do jetë një nga lagjet më moderne të kryeqytetit.

Pamje nga projekti i lagjes “5 maji”, shfaqur gjatë prezantimit më 30 tetor

“Do të jetë një kantier, siç e shihni që ka filluar sot, ku do të angazhohen 1600 të punësuar, ndërsa kompanitë e projektimit dhe ndërtimit janë ndër më të mëdhatë dhe më seriozet që ka vendi” – u shpreh ministri i Shtetit për Rindërtimin.

Pamje nga projekti i lagjes “5 maji”, shfaqur gjatë prezantimit më 30 tetor

Pamje nga projekti i lagjes “5 maji”, shfaqur gjatë prezantimit më 30 tetor

Më 4 nëntor, “Faktoje” shkoi tek lagjja “5 maji” për të parë se sa kishte ecur puna për pastrimin dhe hedhjen e themeleve.

Zona “5 maji” në proces pastrimi të mbetjeve inerte, 4 nëntor 2020

Rrethimi i zonës që duhet pastruar tek “5 maji”, 4 nëntor 2020

I ramë rreth e përqark zonës dhe vumë re që jo vetëm nuk kishte filluar hedhja e themeleve, por nuk kishte përfunduar as procesi i pastrimit të mbetjeve inerte.

Mbetje inerte tek “5 maji”, 4 nëntor 2020

Mbetje inerte tek “5 maji”, 4 nëntor 2020

Në terren pamë vetëm disa makineri pastrimi që punonin ‘krah për krahu’ me riciklues informalë të mbetjeve.

“Riciklues” informal tek “5 maji”, 4 nëntor 2020

“Riciklues” informalë tek “5 maji”, 4 nëntor 2020

Rreth 3 javë pas skadimit të afatit fillestar të vendosur nga ministri Ahmetaj, dhe pas disa shtyrjeve të njëpasnjëshme, jo vetëm që nuk ka filluar hedhja e themeleve për pallatet e reja, por nuk ka përfunduar procesi i pastrimit të rrënojave.

JOEL ÇELA

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img