BallinaPertejTryeza për reformën zgjedhore dhe precedenti i ‘2 opozitave’

Tryeza për reformën zgjedhore dhe precedenti i ‘2 opozitave’

KLEVIS PALOKA

Në tryezën për reformën zgjedhore të iniciuar nga OSBE, Partia Demokratike pranoi të ulë një përfaqësues të sajin, përkrah kryetarit të komisionit parlamentar të reformës zgjedhore Damian Gjiknuri. Kjo ndodhi një javë pasi kryetari Basha kishte shprehur një qëndrim të ashpër ndaj pranisë së Gjiknurit në takim. Por çfarë tregoi në të vërtetë tryeza e 25 shtatorit.

————————————————————————-

Nuk mund të fshihemi as pas provokimeve të rënda, siç është ai i ftesës nga  një individ, Damian Gjiknuri, i cili është i dyshuari kryesor, ndër të dyshuarit kryesorë të dosjes “184”.  Në qoftëse ideja e reformës zgjedhore përfshin Damian Gjiknurin, atëherë le të ftojnë edhe Ymer Lalën, le të ftojnë Safet dhe Enver Bajrin, le të ftojnë Emiljano Shullazin, le të ftojnë Avdylajt, sepse kjo është një tallje dhe një provokim për të gjithë shqiptarët”. Kështu shprehej një javë më parë kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një komunikim me gazetarët, pas nismës së OSBE-së për një tryezë mbi reformën zgjedhore.

Çfarë ndodhi pas një jave?

Edhe pse kryetari i PD-së, Basha shprehu këtë konsideratë, e mërkura e 25 shtatorit solli në tryezën e iniciuar nga OSBE përfaqësuesin e Partisë Demokratike, Ivi Kaso në krah të kryetarit të komisionit parlamentar të reformës zgjedhore, Damian Gjiknuri. Partia Demokratike dhe opozita ndryshuan qëndrim të paktën për pjesëmarrjen, dhe morën pjesë në këtë takim duke u përfaqësuar me Ivi Kason, i cili qëndroi aq sa për të lexuar qëndrimin e ‘opozitës së bashkuar’ jashtëparlamentare për reformën zgjedhore.

Nga vëzhgimi i “Faktoje” deklaratat e kryetarit të opozitës që prej djegies së mandateve të deputetëve në shkurt të këtij viti, kanë ndjekur një kurbë shumë të luhatshme deri në ditët e sotme. Në maj të po këtij viti Basha deklaronte largimin e kryeminsitrit Rama si kusht të panegociueshëm, projektin për një qeveri tranzitore dhe aksionin politik me të cilin opozita jashtëparlamentare do arrinte këtë synim me ndihmën edhe të mbështësve në protesta. Por asnjë nga këto zotime të kryetarit të opozitës nuk u arritën. Këtë 25 shtator, ajo që u faktua ishte një ngërç i ri, ai i pranisë së 2 opozitave, njëra parlamentare dhe tjetra ish parlamentare. E para, ka ligjërisht tagrin të votojë edhe reformën zgjedhore. E dyta pranon të ulet dhe të sjellë propozime për këtë reformë, por jo në kushte të barabarta si ligjvënës.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img