BallinaPertejShkollat pas tërmetit, Emergjencat dhe Ministria e Arsimit mospërputhje të dhënash

Shkollat pas tërmetit, Emergjencat dhe Ministria e Arsimit mospërputhje të dhënash

Tërmeti i së shtunës, me magnitudë 5.8 shkalla Rihter, goditi përveç një numri të madh banesash, pallatesh apo shërbimesh edhe shumë shkolla.

“Faktoje” u interesua pranë Emergjencave Civile, strukturë e Ministrisë së Mbrojtjes e cila
tregoi se harta e institucioneve shkollore të dëmtuara ishte shumë më e gjerë sesa
vetëm Tirana, Durrësi dhe Elbasani. Ajo që rezultoi nga kërkimi I Faktoje është se
numri i shkollave që raportojnë Emergjencat Civile (sipas raportit të përditësuar të
hënën, 23 shtator) në shkallë vendi është 24, ndërsa Ministrja e Arsimit raportoi se
janë 98 shkolla.

Akoma më interesant është fakti se ministrja raportoi që të dielënse në të 98 shkollat ishte ndërhyrë dhe ishin riparuar dëmet, ende pa kaluar 24 orë nga tërmeti i fuqishëm. Zyrtarisht, të martën procesi mësmor do të vijojë
normalisht, ndërsa ankthi për sigurinë, pas tërmetit mbetet.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img