.

.

BallinaFaktometerPa kategoriTransporti urban i paralizuar në Tiranë. Përse nuk ndjekim dot modelin e Italisë?

Transporti urban i paralizuar në Tiranë. Përse nuk ndjekim dot modelin e Italisë?

Transporti urban në Tiranë është i paralizuar ashtu si në të gjithë vendin, prej më shumë se dy muajsh, kur u identifikuan rastet e para me Covid-19. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu të premten e 7 majit u shpreh se shumë shpejt do kishte një plan konkret për rihapjen e transportit publik urban. Por çfarë e pengon rinisjen e këtij aktiviteti ashtu siç ndodhi në Itali që prej 4 majit?


Mesatarisht, çdo ditë 200,000 persona frekuentojnë transportin urban në Tiranë. 311 autobusa operonin çdo ditë nga ora 06:00 deri në 23:00. Pandemia “Covid-19”, bëri që transporti urban të pezullohej me një afat të pacaktuar.

Rihapja graduale e vendit si pasojë e pandemisë “Covid-19” nuk ka përfshirë deri më tani nisjen e aktivitetit të transportit publik urban.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, të premten më 7 maj u shpreh se “shumë shpejt do kishte një plan konkret, por nuk dha një datë për këtë”.

Transporti urban është me risk më të lartë. Po hartojmë protokolle me ekspertë dhe shumë shpejt do të kemi një vlerësim edhe për hapjen e transportit urban në vend, u shpreh Manastirliu.

Shoqatat e transportit urban në vend po kërkon me ngulm rihapjen e aktivitetit, të paktën me numër të reduktuar të pasagjerëve ose përfshirjen në paketat e ndihmës ekonomike.

Në planin e hapjes graduale të subjekteve të mbyllura nga Covid 19 sektori i transportit nuk përfshihet as në planin e hapjes graduale e aq më pak në paketën e ndihmës ekonomike. Kjo është e padrejtë dhe e papranushme edhe për faktin se është një nga sektorët ku ka bllokim total aktiviteti që nga data 11 Mars, thuhet në reagimin e Shoqatës e Transportit Urban dhe Interurban Veri, më 2 maj.

Ministria e Shëndetësisë vijon të raportojë një situatë të qendrueshmë për sa i përket pandemisë “Covid-19”, por është shumë e rezervuar për lejimin e nisjes së këtij aktiviteti. Nga ana tjetër, Italia, një prej vendeve që u godit më rëndë nga “Covid-19”, prej fillimit të muajit maj rihapi transportin publi në vend, të shoqëruar me një numër masash, mes të cilave reduktimin e numërit të udhëtërevee në mjetet e transportit.

Më 3 maj, kryeministri Italian, Giuseppe Sonte njoftoi rihapjen e transportit urban me kufizime. Një ditë më pas, linjat e transportit urban në vend u rivunë në funksion duke zbatuar një protokoll të ri masash, duke nisur nga ato higjeno-sanitare, distancimi fizik apo ndarja e informacionit me të dhëna personale dhe shëndetësore të pasagjerëve.

Rihapja e transportit publik në Itali

Ministria italiane e Infrastrukturës dhe Transportit, më 26 prill, përmes një plani masash, njoftoi rihapjen e transportit publik në vend prej 4 majit.

Ndër masat e marra nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transporit në Itali, parashikohet distancimi fizik si dhe masat higjeno sanitare.

Ndër masat e marra përfshihet:

  • Evitimi i kontaktit fizik me infrastrukturën e brendshme të autobusëve;
  • Shënjues tregues të kufizimit të distancës;
  • Shtim i autobusëve me qëllim mosgrumbullimin masiv të udhëtarëve;
  • Kapacitet të kufizuar udhëtarësh në autobusë;
  • Pezullim i shitjes së biletave;
  • Pajisja e autobusëve me kamera sigurie.

Transporti publik, operon thuajse si normalisht. Janë shtuar autobusët dhe janë vendosur sinjalizues për pozicionin se ku duhet dhe nuk duhet të qëndrojmë. Ishte shumë e nevojshme të rihapej, pasi me rihapjen e vendeve të punës, bëhej thuajse e pamundur transporti për punonjësit, i tha “Faktojes” Drini Meçaj, 24 vjeçari shqiptar që jeton në qytetin e Torinos, Itali.

Ndryshe nga Italia, transporti urban në Shqipëri shfaq probleme që mund të kthehen në kundërproduktive në këtë kohë pandemie.

Faktoje” më herët ka raportuar edhe problematikat e shumta që lidhen me transportin urban në kryeqytet, ende pa shpërthyer pandemia “Covid-19”.

Tejmbushja e autobusëve, vonesat dhe grumbullimet në stacione, amortizimi i brendshëm si dhe mungesa e kamerave të sigurisë, renditen ndër problemet kryesore të cilat pengojnë edhe rihapjen e transportit publik, të shoqëruar nga frika e infektimit nga koronavirusi “Covid-19”.

Lexo dhe: https://faktoje.al/transporti-urban-ne-tirane-pakesohen-gjobat-shtohen-pakenaqesite-e-udhetareve/

Lexo dhe: https://faktoje.al/transporti-publik-ne-tirane-nje-torture-per-qytetaret/

Lexo dhe: https://faktoje.al/nga-trami-tek-autobuset-elektrike-saga-e-premtimeve-per-transportin-publik-ne-tirane-nder-vite/

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img