.

.

BallinaFaktometerPa kategori“Testi” 24 orësh para se të mbylleshin lokalet, urdhëri nuk u respektua

“Testi” 24 orësh para se të mbylleshin lokalet, urdhëri nuk u respektua

JOEL ÇELA

Masat kundër përhapjes së koronavirusit po shtohen vrullshëm nga dita në ditë edhe në Shqipëri. “Faktoje” konstatoi se urdhëri i komunikuar dje nga kryeministri Rama që në bare e restorante tavolinat të ishin 2 metra larg njëra-tjetrës, në Tiranë nuk u respektua, ndërsa njerëzit vazhdonin të rrinin të grupuar, në distancë jo më shumë se disa centimetra. Ende pa kaluar 24 orë nga ky komunikim, pasoi urdhri drastik, mbyllja e lokaleve, një skenar i ngjashëm me atë çfarë ndodhi edhe në Itali.

………………………………………………………………………………………………………………………………………………………

“Është e domosdoshme që të gjithë restorantet dhe klubet të garantojnë një modifikim të numrit të tavolinave duke krijuar një distancë 2 metra nga njëra tavolinë tek tjetra.”-deklaroi dje, më 10 mars, kryeministri Rama në mbledhjen e jashtëzakonshme të këshillit të ministrave.

Paralajmërimi erdhi pasi me mbylljen e institucioneve të arsimit dhe udhëzimeve për shmangien e qëndrimit në grupime, u konstatua  prani e madhe e njerëzve nëpër kafene dhe restorante.

24 orë për të testuar respektimin e këtij urdhëri në kryeqytet

Lokal në zonën e ish-bllokut

Faktoje vëzhgoi në terren lokalet më të frekuentuara të Tiranës, në zonat e ish-bllokut, në rrugën e Elbasanit, në sheshin Wilson dhe përgjatë pedonales pranë Kalasë së Tiranës.

Lokal në zonën e ish-bllokut

Në të gjitha lokalet që vëzhguam, numri i tavolinave nuk ishte modifikuar dhe as ishte vendosur distanca e urdhëruar prej 2 metrash. “Faktoje” konstatoi ndërkohë një prani të reduktuar të klientëve nëpër lokale, në krahasim me ditët e zakonshme.

Lokal në pedonale

Ndërsa lokalet pranë qendrës së kryeqytetit, më të populluara në krahasim me ato larg qendrës, grupimet nëpër tavolina nuk mungonin. Ndërsa largësia e personave me njëri-tjetrin ishte shumë më pak se 1 metër, siç këshilllohet në situata të tilla.

Lokal në afërsi të sheshit Wilson

Vetëm në një kafene pranë rrugës së Elbasanit vumë re se kamerierët ishin përpjekur të respektonin masën e vendosur nga qeveria. Kur u ulëm në tavolinë, na kërkuan që të zhvendoseshim në një tavolinë tjetër për të qëndruar në distancë nga klientët e tjerë.

“Dëgjuam kërkesën dje nga televizori dhe e zbatuam. Madje kur kam parë që nuk ka pasur më hapësirë të mjaftueshme lokali për t’i mbajtur klientët në distancë nuk ka lejuar që të futen të tjerë në lokal. E bëmë nga vetja, nuk është se ka ardhur njeri sot për të parë që a po i zbatojmë apo jo.“-i tha “Faktoje” kamerieri me iniciale R.T.

Lokal në pedonale

Kur hymë në një bar-kafe pranë zonës së QSUT pronari me iniciale D.S. na tha:

“Kemi pasur rënie drastike të punës. Mund të them pa frikë se ka rënë me 80% në krahasim me ditët e tjera.”

Lokal në pedonale

Lokal në pedonale

Ende pa kaluar 24 orë nga ky “test” për zbatimin e urdhërit të parë, një i dytë,  komunikuar sot nga kryeministri Rama vendosi mbylljen e bareve dhe restoranteve.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img