BallinaFaktometerPa kategoriInstitucionet publike me shërbim në sportele i binden pjesërisht masave për koronavirusin

Institucionet publike me shërbim në sportele i binden pjesërisht masave për koronavirusin

MARJO BRAKAJ

Urdhëri i Ministrisë së Shëndetësisë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit “COVID-19”, nuk po gjen zbatueshmëri të plotë në disa institucione publike që ofrojnë shërbim pritjeje për qytetarët.“Faktoje” vëzhgoi disa nga pikat ku ofrohet ky lloj shërbimi në Tiranë, nga ku rezultoi se disa prej punonjësve ende s’janë pajisur me maska apo doreza mbrojtëse, ndërkohë që ruajtja e distancës prej 1.5 metër mungonte.


Të martën në 10 mars, Ministria e Shëndetësisë urdhëroi marrjen e masave të veçanta për parandalimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19 për të gjitha institucionet që ofrojnë shërbim në sportele për publikun.

“Institucionet publike dhe private, të hartojnë sipas fushës së përgjegjësisë së tyre Brenda datës 11.03.2020 një plan masash për sigurimin e ofrimit të shërbimeve prioritare, duke prioritizuar kategoritë e shërbimit kryesisht nëpërmjet ofrimit të shërbimit online, punës në distancë, dhe vetëm në raste të domosdoshme të ofrojnë shërbimin ndërmjet kontaktit fizik. Për shërbimet për të cilat nevojitet kontakti i drejtpërdrejtë me publikun institucionet duhet të pajisin personelin me mjete pune mbrojtëse me qëllim ruajtjen e shëndetit të tyre”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

“Faktoje” shkoi të mërkurën dhe të enjten në disa prej institucioneve që ofrojnë shërbime pritjeje për publikun në sportel, si Posta Shqiptare Qendrore, degë të saja dhe institucione të tjera me të njëjtën tipologji. Posta Shqiptare ishte ndër institucionet që kishte anashkaluar pjesërisht urdhërin e Ministrisë së Shëndetësisë. Disa nga punonjësit në sportele nuk ishin të pajisur me maska kirurgjikale, mbrojtëse apo doreza. Shumica e qytetarëvë të pranishëm gjithashtu kishin zgjedhur të mos merrnin masa mbrojtëse. E pyetur nga “Faktoje”, njëra nga punonjëset u shpreh se nuk kanë marrë ndonjë urdhër nga institucioni ku punojnë.

Posta Shqiptare, punonjës pa maska dhe doreza mbrojtëse

Një panoramë e ngjashme paraqitej edhe në degën e Postës Shqiptare te “ish-Stacioni i Trenit”. Qytetarë të shumtë prisnin në radhë, ndërsa punonjësit, pjesërisht ishin pajisur me maska kirurgjikale, mbrojtëse apo doreza. Urdhëri i Ministrisë së Shëndetësisë për mbajtjen e një distace së paku 1.5 metër nuk ka gjetur zbatueshmëritë plotë në terren.

Posta te ish-Stacioni i Trenit, punonjëse pa maskë dhe doreza mbrojtëse

“Faktoje” shkoi edhe te Posta nr. 8, në të cilën konstatoi një grumbull njerëzish, në pritje për kryerjen e shërbimeve. Ndryshe nga sa u kërkua nga Ministria e Shëndetësisë për kufizimin e shërbimeve “fizike” dhe zëvendësimin e tyre me ato “online”, zyra postare ku “Faktoje” shkoi vijonte punën. Për “Faktojen” një qytetar rreth të 60-ve që priste në radhë u shpreh se po qëndronte aty për të kryer disa pagesa.Ai na tregoi se është detyruar të dalë dhe ta bëjë pagesën fizikisht pasi e ka të pamundur ta kryejë atë  “online”.

Posta n.r.8, Sheshi Wilson

 

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img