Faktoje u referohet burimeve të para, qofshin këto deklarata të bëra në parlament, konferenca për shtyp, intervista të transmetuara në media dhe i teston ato për vërtetësi dhe saktësi.
Shpresohet se ky shqyrtim i jetës publike do të çojë në rritjen e pjesëmarrjes civile dhe Faktoje premton të vlerësojë dhe ndjekë sygjerimet tuaja si publik për verifikimin e fakteve (fact-checking), përmes pjesëmarrjes në faqen e saj online, www.faktoje.al.