.

.

BallinaFaktometerE PavërtetëSfida e humbur e kryebashkiakut Veliaj për çmimin e ujit

Sfida e humbur e kryebashkiakut Veliaj për çmimin e ujit

KLEVIS PALOKA

Ju sfidoj, çmimi i ujit në Tiranë është më i lirë së në Kamëz, në Tiranë është 65 lekë/m3 ndërsa në Kamëz është 67 lekë/m3”, kështu deklaronte të hënën e 15 prillit në emisionin “ Debati në Channel One”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Duke qënë se “Faktoje” e ka verifikuar më parë këtë deklaratë të kryebashkiakut Veliaj, vendosi që ta verifikonte sërish për ta sfiduar për herë të dytë Veliajn.

Dhe faktet thonë sërish të kundërtën sepse sipas faqes zyrtare të Bashkisë së Kamzës, çmimi i ujit të pijshëm për konsumatorët familjarë është 65 lekë/m3 dhe jo 67 lekë/m3 siç pretendon Veliaj për herë të dytë në një tjetër intervistë.

“Faktoje” gjithashtu kontaktoi me zyrtarët e Bashkisë së Kamzës për t’i pyetur mbi këtë çështje dhe përgjigja e tyre ishte që çmimi i ujit të pijshëm për konsumatorët familjarë është 65 lekë/m3.

Duke qënë se çmimi i ujit në Tiranë nuk është më i lirë se në Kamëz, deklaratën e Veliajt do ta kategorizojmë si GËNJESHTËR për herë të dytë dhe e sfidojmë kryetarin e Bashkisë që të informohet më shumë mbi çmimin e ujit në Kamëz.

Më poshtë mund të lexoni edhe deklaratën e parë të verifikuar nga Faktoje:

Erion Veliaj: Tirana ka ujin më të lirë se qytetet kryesore të Shqipërisë

 

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img