BallinaFaktometerE PavërtetëSandër Lleshaj: Numri i vrasjeve dhe plagosjeve është në rënie

Sandër Lleshaj: Numri i vrasjeve dhe plagosjeve është në rënie

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj gjatë prezantimit të forcave Shqiponja në Lezhë, deklaroi se numri i vrasjeve dhe i plagosjeve në vend po shënon rënie. Nga verifikimi i shifrave të krimit kundër jetës për të njëjtën periudhë të vitit 2020 dhe 2019, “Faktoje” konstatoi se deklarata e ministrit të brendshëm nuk pasqyron realitetin.


Investimi njerëzor në Policinë e Shtetit është investim në sigurinë e qytetarëve, investim në favor të jetës dhe të prosperitetit të tyre. Në rënie është numri i vrasjeve dhe plagosjevedeklaroi ministri i Brendshëm, Lleshaj të mërkurën më 9 shtator.

Por sa qëndrojnë deklaratat e ministrit Lleshaj? 

Referuar të dhënave nga Ministria e Brendshme, në muajin maj 2020 u regjistruan 4 vrasje me dashje dhe 5 viktima, ndërsa e njëjta periudhë e një viti më pare shënoi 1 vrasje dhe 1 viktimë.

Po ashtu, në maj të vitit 2020 u shënuan 20 plagosje, ndërsa në të njëjtën periudhë të një viti më parë ishin 9 të tilla.

Vepra penale kundër personit, burimi: Ministria e Brendshme

Gjatë muajit qershor 2020, u shënuan 4 vrasje dhe 5 viktima, nga 4 vrasje dhe 4 viktima që ishin shënuar në të njëjtën periudhë të një viti më parw.

Numri i plagosjeve në qershor të vitit 2020 është 10, duke shënuar ulje pasi në të njëjtën periudhë të një viti më pare ishin shënuar 20 të tilla.

Vepra penale kundër personit, burimi: Ministria e Brendshme

Sipas të dhënave nga Ministria e Brendshme, gjatë muajit korrik 2020 u shënuan 5 vrasje dhe 5 viktima nga 4 vrasje dhe 4 viktima që ishin shënuar në të njëjtën periudhë të një viti më pare.

Gjatë muajit korrik 2020 u shënuan 14 plagosje nga 8 që ishin shënuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Vepra penale kundër personit, burimi: Ministria e Brendshme

Nga analiza e muajve të marrë në vlerësim, pas heqjes së masave kufizuese ndaj “Covid-19”, numri i veprave penale, vrasje e plagosje, siç i referohej ministri Lleshaj, nuk janë në rënie. Përkundrazi, në nivelin e vrasjeve ka rritje në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Arben Hajdarmataj, ish-drejtues në Policinë e Shtetit, më herët i  tha “Faktojes” se masat kufizuese si pasojë e pandemisë “Covid-19” deri fund të muajit maj, ulën shifrat e kriminalitetit, duke shtuar se deri në ato momente nuk mund të bëhej një pasqyrë reale e këtij fenomemi.

Me ndërprerjen e kontakteve fizike ( këtu kam parasysh takimet e personave me rekorde kriminale ne çfarë do lloje ambienti, si lokale, bare dhe vende te ndryshme), pati edhe evitim të akteve kriminale, u shpreh ai.

Në raport me situatën e krimit të vend, vetëm ditën e djeshme ndodhën dy vrasje me dashje dhe një atentat me shpërthim ku mbeti i plagosur rëndë një person.

Duhet ta pranojmë se policia e shtetit ka dështuar në parandalimin e kësaj ngjarje. – deklaroi të martën, më 15 shtator ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj në emsionin “Open” në Top Channel.

Deklaratën e ministrit Lleshaj, referuar të dhënave zyrtare nga Ministria e Brendshme do e kategorizojmë si “Të pavërtetë”.

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img