.

.

BallinaTë pambajturaKu u la premtimi për spitalin e Laçit e ku ka mbetur rindërtimi

Ku u la premtimi për spitalin e Laçit e ku ka mbetur rindërtimi

JOEL ÇELA & MARJO BRAKAJ

Shëndetësia përballet sot me krizën nga pandemia, por edhe me problemet e trashëguara nga pasojat e tërmetit të 26 nëntorit. Spitali i Laçit, i shpallur i pabanueshëm, duhet të ishte rindërtuar në qershor të këtij viti, sipas premtimit të parë të kryeministrit. Por më 11 qershor kur spitali i ri duhej të ishte gati, “Faktoje” gjeti gërmadhat e spitalit të vjetër. Sipas premtimit të radhës nga zoti Rama, “maksimumi në qershor duhej të niste puna për këtë spital”. Por gjatë verifikimit të “Faktoje” konstatuam se i vetmi ndryshim në këto 3 muajt e fundit ishte shembja e ndërtesës dhe pirgu me inerte që ende nuk janë hequr. Kur do të jetë gati spitali i Laçit?


Spitali i Laçit, që mbulon nevojat e një komuniteti prej 80 mijë banorësh, u dëmtua rëndë nga tërmeti që goditi vendin tonë më 26 nëntor 2019.

Gjatë një takimi në Kurbin, më 14 dhjetor, kryeministri Rama, premtoi se spitali i Laçit, do të bëhej i pari dhe do të hapte dyert brenda 6 muajve të para të vitit 2020.

“Unë besoj që deri në fund të pranverës, ju do keni spitalin e ri. Besoj. Po ja edhe deri në qershor po themi. Po 6 muajt e para besoj do ta mbyllim. Do ta bëjmë model.” – tha kryeministri Rama.

28 shkurt, kreu i qeverisë, i pranishëm në takimin ku u prezantuan modelet e reja të rindërtimit, u ndal edhe tek spitali i Laçit.

“Jemi shumë pranë fillimit. Spitali i Laçit do të nisë nga puna në qershor, maksimumi, sepse janë procedura që duhen ndjekur” – tha kryeministri Rama, i cili këtë afat e kishte dhënë për përfundimin e rindërtimit të objektit.

7 mars, kryeministri, bëri një tjetër njoftim përmes profilit të tij në rrjetet sociale.

“Gati edhe projekti i Spitalit të ri të Laçit, që do të ngrihet në vend të spitalit të vjetër pas goditjes fatale të tërmetit” –shkruante ai në postimin në Facebook të ilustruar me foto të projektit.

Pamje të bëra publike në Facebook nga kryeministri Rama për projektin e spitalit të Laçit

 

Pamje të bëra publike në Facebook nga kryeministri Rama për projektin e spitalit të Laçit

Megjithatë në këtë postim ai nuk dha ndonjë afat për fillimin dhe përfundimin e ndërtimit apo të kostos që do të ketë ky spital.

Pas verifikimit të parë në terren më 11 qershor, Faktoje konstatoi se spitali i Lacit jo vetëm s’ishte rindërtuar, por gjeti ende ngrehinën e spitalit të vjetër.

Një muaj më pas, më 17 korrik, u shemb godina e dëmtuar e spitalit të Laçit, pasi kishin skaduar të dyja afatet e kreut të qeverisë.

Pavarësisht se vendi ynë u godit nga pandemia e shkaktuar nga COVID-19 në fillim të marsit, kryeministri Rama deklaroi se koronavirusi nuk do t’i shtynte, zvogëlonte apo ndryshonte planin e rindërtimit. Megjithatë, ashtu siç kemi shkruar më parë, ai në gusht u tërhoq nga kjo deklartë.

“Faktoje” u rikthye në Laç më 16 shtator, ku gjeti një grumbull mbeturinash inerte dhe asnjë makineri apo punëtor që të dëshmonte se po punohej të paktën për t’i hequr, edhe pse shembja ka ndodhur 2 muaj më parë.

Mbetjet nga shembja e Spitalit të Laçit, 16 shtator 2020

Mbetjet nga shembja e Spitalit të Laçit, 16 shtator 2020

Mbetjet nga shembja e Spitalit të Laçit, 16 shtator 2020

Më 17 shtator, dërguam dy kërkesa për informacion, në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Rindërtimit, për të cilat jemi në pritje të përgjigjeve nga këto dy institucione. “Faktoje” ende nuk ka marrë përgjigje nga Ministria e Shëndetësisë për pyetjet lidhur me spitalin e Laçit që janë dërguar që më 8 qershor e këtij viti.

Kërkesa për informacion dërguar Ministrisë së Shëndetësisë më 8 qershor

Që nga tërmeti i 26 nëntorit e deri më sot, pacientët e spitalit në Laç e marrin shërbimin në një qendër fetare bamirësie, e cila aktualisht është përshtatur si urgjencë.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img