.

.

BallinaTë pambajturaAhmetaj: Në mes të shtatorit banesa e Sefer Gashit do jetë gati

Ahmetaj: Në mes të shtatorit banesa e Sefer Gashit do jetë gati

EDIT NIKOLLI

Më 16 gusht Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, dhe kryetari i Bashkisë Shijak Elton Arbana, deklaruan se në mesin e shtatorit shtëpia e Sefer Gashit, në Xhafzotaj, do të ishte gati.  Banesa e tij është një prej 710 shtëpive të planifikuara për rindërtim në bashkinë Shijak me paratë e buxhetit të shtetit, ku procesi ka nisur vetëm për 150 prej tyre.


Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, bashkë me kryetarin e Bashkisë Shijak, gjatë një inspektimi në terren, deklaruan se shtëpia e Sefer Gashit do të ishte gati në mesin e shtatorit. Gjatë atij takimi ai tha:

Ky është një aksion shpirteror, nuk është thjesht po ndërtojmë shtëpi, është vëmendja e një qeverie të tërë për qytetarët e vet. Dhe kjo shtëpi është një nga 30400 individuale që ne do t’i ndërtojmë.

Më pas ai mori garanci nga kryebashkiaku i Shijakut se shtëpia e Gashit do përfundonte deri në mes të shtatorit, e siguroi banorin për mbajtjen e këtij premtimi.

Faktoje vendosi të bëjë një verifikim dhe në 15 shtator shkoi në Xhafzotaj. Nga fotot duket qartë se përfundimi i banesës është ende larg, por ndërkohë mësuam se prej disa ditësh punimet ishin ndërprerë.

Banesa në proces rindertimi e Sefer Gashit

Kur pyetëm të zotin e shtëpisë, Sefer Gashi ai na tha:

Ne jemi pesë pjestarë në familje, jemi të kënaqur dhe po presim të futemi në shtëpi sa më parë.

Më herët “Faktoje”, përmes një kërkese për informacion, mësoi nga Bashkia Shijak të dhënat e përditësuara mbi procesin e rindërtimit për këtë zonë.

Në këtë përgjigje thuhet:

Përsa i përket banesave individuale që janë vlerësuar si të pabanueshme nga dëmtimet e tërmetit të datës 26 nëntorit, të cilat do të rindërtohen në Bashkinë Shijak dhe njësitë administrative janë 710 të tilla, prej të cilave janë aktualisht në proces rindërtimi 150 banesat e para.

Nga verifikimi i kryer në terren, vendosëm që deklaratën e ministrit Ahmetaj dhe kryebashkiakut të Shijakut për rindërtimin e banesës sw familjes Gashi, brenda mesit të shtatorit, ta kategorizojmë si premtim të pambajtur.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img