.

.

BallinaPremtimeRindërtimi i shtëpive në Maminas, ankesa për reduktim të sipërfaqes së banimit

Rindërtimi i shtëpive në Maminas, ankesa për reduktim të sipërfaqes së banimit

Të martën e 15 shtatorit, shtëpia e 80 vjeçares Besnike Mixhidja ishte bërë gati për banim, vetëm se e moshuara që priste Kryeministrin ta përuronte, nuk e dinte se zoti Rama ndodhej jashtë Shqipërisë. Shtëpia e Besnikes, është e para që përfundon rindërtimin, mes 60 banesave të planifikuara në njësinë Rrubjen, Maminas. Gjatë verifikimit të këtij procesi, mësuam se shtëpitë që po rindërtoheshin kishin një sipërfaqe shumë të reduktuar banimi, në krahasim me banesat që kishin para tërmetit të 26 nëntorit.


Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj më 14 gusht i premtoi Besnike Mixhides, 80-vjeçe, se banesa e saj në njësinë Rrubjek, Maminas, bashkia Shijak, e cila u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit, do ishte e rindërtuar brenda 15 shtatorit.

I kam thënë Kryeministri Rama që do të shkoj të takoj një nënë që jeton vetëm dhe me kërkesë të Kryeministrit, kryetari i bashkisë së Shijakut të të japë fjalën ty sot, se kur do të hysh në shtëpinë e re! –  tha Ahmetaj. Në këtë takim, kryetari i bashkisë së Shijakut i garantoi 80-vjeçares se më datën 15 shtator ajo do të hynte në shtëpinë e re.

“Faktoje”, të martën e 15 shtatorit ishte në njësinë Rrubjek, Maminas, ku takoi 80 vjeçaren, Besnike Mixhide.

Shtëpia e re e Besnikes ishte bërë gati për banim, por ajo kishte një arsye të fortë për të mos hyrë ende.

Banesa e rindërtuar e 80-vjeçares, Besnike Mixhide
Banesa e rindërtuar e 80-vjeçares, Besnike Mixhide

Përgjegjësi i punimeve si dhe 80-vjeçarja i thanë “Faktojes” se ditën e sotme prisnin kryeministrin Edi Rama për ceremoninë e përurimit të banesës së re, por mësoi nga Faktoje se kryeminstri nuk ndodhej në Shqipëri.

“Faktoje” ishte edhe në banesën e të moshuarës Hurme Bregu, e cila ishte ende në proces rindërtimi.

Banesa në proces rindërtimi e Hurme Bregut

Nga biseda që patëm me pronaren e shtëpisë, mësuam se kishte një problem:

Shtëpia e vjetër ishte gati 150 m2. Kishim 5 dhoma se kam edhe djalin që jeton me mua. Mirë që është e vogël, po nuk po vijnë as ta përfundojnë – i tha “Faktojes”, e moshuara Hurme Bregu, teksa shtoi se banesa e vjetër shtrihej thuajse në gjithë sipërfaqen ku po punohej.

Banesa në proces rindërtimi e Hurme Bregut

Siç duket edhe nga pamjet, në pjesën anësore të ndërtesës së re duken ende gërmadhat e banesës së vjetër.

Janë dyer e dritare për të çuar. Edhe mbetjet nga prishja e godinës së vjetër i kam hequr me lekët e mia. 120 mijë lekë (të vjetra). M’i dhanë këta të lagjes. Kanë 4-5 ditë punëtorët që e kanë lënë kështu shtëpinë e nuk po vijnë – shtoi e moshuara Hurme Bregu.

Në Maminas, përveç kishte edhe banesa që sapo ishin kthyer në kantier ndërtimi, e ku procesi sipas banorëve po ecte me ritme të ngadalta.

Kantier ndërtimi në Maminas

Shijaku ishte një ndër tre zonat më të goditura nga tërmeti i 26 nëntorit, ku sipas planit të Rindërtimit, 580 shtëpi individuale do rindërtohen nga e para, rreth 60 prej të cilave në njësinë Rrubjek, Maminas.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img